Nis rënia e PS, kurse PD merr një kthesë të fortë duke u rritur me shpejtësi. Ulet edhe LSI, ngrihet PDIU

Nis rënia e PS, kurse PD merr një kthesë të fortë duke u rritur me shpejtësi. Ulet edhe LSI, ngrihet PDIU

14:26, 26/06/2017
A+ Aa A-

Ndërkohë që janë numëruar 2629 kuti votimi nga 5362 që janë gjithsej, pra 49.03%  projeksionet vazhdojnë të parashikojnë një rezultat të lartë të PS-së. mbi 70 mandate, por po vihet re një rritje e shpejtë e PD-së kuti pas kutie..

Nga ana tjetër LSI ashtu si PS ka një tendencë të rënies, duke zbritur nga 20 në 19 deputetë në rang vendi. Por krahas PD-së vihet re edhe një rritje e PDIU-së që ka shkuar nga 3 në 4 mandate deri tani. Ndërkohë PSD në Shkodër duket se e ka të blinduar mandatin e Tom Doshit.

Lulëzim Basha duket i informuar për këtë kthesë ka porositur komisionerët e e opozitës që të numërojnë çdo votë dhe të mos demoralizohen nga rezultatet paraprake..

Kujtojmë se janë mbyllur votimet vetëm në në Skrapar, Klos, Libohovë, Kolonjë, Pustec, Has, Tropojë, Pukë, Delvinë, Selenicë, Mat, Rrogozhinë, dhe Konispol.

Deri në orë 02.00 sipas KQZ janë numëruar 49.03% të votave, ose 2629 kuti nga 5362 në total  rang vendi. Ajo që e bën edhe më interesante këtë kthesë në favor të opozitës dhe rikthimin e optimizmit është fakti, se si në Tiranë ashtu edhe në qarqet kryesore, ende nuk janë numëruar kutitë në zona tradicionale bastion të PD-së dhe opozitës në përgjithësi. Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco