FOTO/ Mesazhi i koduar i Fatos Nanos mbrëmë në mesnatë. Çfarë fshihet pas një fotoje të nxjerr nga arkivi?

FOTO/ Mesazhi i koduar i Fatos Nanos mbrëmë në mesnatë. Çfarë fshihet pas një fotoje të nxjerr nga arkivi?

12:58, 26/06/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Fatos Nano nuk e ka komentuar rezultatin e deri tanishëm të zgjedhjeve, por mbrëmë rreth orës 22.00, ai ka dhënë në mënyrë të kriptuar, një mesazh duke nënkuptuar se në këtë betejë elektorale ai ka zgjedhur të jetë pranë fituesit që është pikërisht Edi Rama.

Ai ka postuar një foto në faqen e tij në facebook, e cila ngritur shumë pikëpyetje tek komentuesit dhe ndjekësit e tij.

Bëhet fjalë për risjelljen në vëmendje të një fotoje të bërë bërë në vitin 2005, ku duken së bashku Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama.

Behët fjalë për vitin kur ndarja e Ilir Metës ishte bërë përfundimtare. Nnano në këtë foto të fundit që kanë bërë të tre gjendet në krah të Edi Ramës, kurse Ilir Meta dukshëm i distancuar prej tyre, jo vetëm si pozicion formal, por edhe me gjuhën e trupit.

Fatos Nano pas disa takimeve të ngrohta me Edi Ramën që u bënë edhe publike u përfolur shumë kohët e fundit, për një rikthimit të tij në arenën politike, përkrah Edi Ramës këtë herë.

Se çfarë roli do të ketë Nano në politike, kjo mbetet për t’u parë në vijim.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Muzapopullore27/06/2017 17:06

    Te gjithe pushtetin Sovieteve.

    landi27/06/2017 11:42

    Pushteti eshte i embel

    Shto koment

    Denonco