VIDEO/ Futet në KZAZ ‘kutia e sherrit’ mes PS-LSI

VIDEO/ Futet në KZAZ ‘kutia e sherrit’ mes PS-LSI

00:02, 26/06/2017
A+ Aa A-

Situata në KZAZ – në numër 81 në Vlorë duket se është qetësuar, pas konfliktit fizik që degradoi mes përfaqësuesve të PS dhe LSI.

Në pamjet që “Tv Klan” përcjell nga vendngjarja, duket kutia e “sherrit”, që nën shoqërimin e përfaqësuesve të QV-ve futet për në sallën e KZAZ – së.

Rreth orës 22:00, jashtë ambienteve të KZAZ-së numër 81 në Vlorë përfaqësuesit e LSI-së kërkuan që kutitë e qendrës së votimit me numër

4409 të fshatit Bishan, njësia administrative Noveselë, të mos pranoheshin me pretendimin se automjeti që transportonte kutinë kishte ndryshuar destinacion dhe sipas tyre linte dyshim për manipulim të votave.

Gazetari i “Tv Klan” në Vlorë, Elton Nikaj raporton se gjatë rrugës për në KZAZ, një prej komisionerëve të PS ka kaluar në gjendje të fikëti dhe është kërkuar të shkohet drejt spitalit për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Sipas tij, përfaqësuesit e LSI kanë kërkuar që ajo të mos zbresë nga mjeti dhe ashtu është bërë.

Me mbërritjen e mjetit në ambientet e jashtme të KZAZ-së, kandidatët e LSI për deputet në Vlorë, Shezai Rrokaj dhe Flamur Çelaj kanë kërkuar verifikimin e rregullsisë së kutisë para se të futej brenda.

Pretendimi i LSI është kundërshtuar nga përfaqësuesit e PS, çka ka sjellë dhe përplasje fizike mes tyre.

Policia ka rrethuar për rreth 50 minuta automjetin me shirit, deri në përfundim të verifikimit dhe një vendimi përfundimtar nga KQZ dhe KZAZ.

Kutia ka rezultuar e rregullt me të gjithë elementët e sigurisë, ndërsa në ambientet e jashtme është rikthyer normaliteti. /Tv Klan/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco