Vasili apel qytetarëve: Sot është dita juaj! Dilni votoni

Vasili apel qytetarëve: Sot është dita juaj! Dilni votoni

17:28, 25/06/2017
A+ Aa A-

Kur ka mbetur më pak se 2 orë për të votuar, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ju ka bërë thirrje të gjithë shqiptarët të dalin dhe të votojnë.

Me anë të një statusi në Facebook, Vasili ju ka bërë apel shqiptarëve që të votojnë pasivisht dhe të bëjnë që vullneti i tyre dhe vota të jenë të patjetërsueshme. Sipas tij sot është dita e qytetarëve dhe prandaj duhet vlerësuar maksimalisht.

‘Qytetarë, shfrytëzojeni maksimalisht këtë ditë të shënuar, që vjen një herë në katër vjet. Bëni gjithçka është e mundur që vullneti juaj i patjetërsueshëm të triumfojë edhe në votën e fundit të numëruar. Merrni të njohurit dhe familjarët dhe DILNI TË VOTONI!’, shkruan Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco