Akuzat e Taulant Ballës/ Reagon LSI: Ky shpifës ordiner do e marrë përgjigjen nga qytetarët e Elbasanit

Akuzat e Taulant Ballës/ Reagon LSI: Ky shpifës ordiner do e marrë përgjigjen nga qytetarët e Elbasanit

16:10, 25/06/2017
A+ Aa A-

Lëvizja Socialiste për Integrim në Elbasan ka denoncuar deputetin socialist, Taulant Ballën, dhe simpatizantët e PS-së në këtë qark, se me anë të parave, presioneve për heqjen e ndihmës ekonomike dhe largimit nga vendet e punës po ndikojnë në votime.

Sipas LSI-së Balla dhe përfaqësues të tjerë të PS-së kanë hapur lajme të rreme se persona me precedentë kriminalë kanë dalë në mbrojtje të votave të lëvizjes Socialiste për Integrim.

LSI Elbasan hedh poshtë të gjitha shpifjet dhe akuzat e bëra nga deputeti Balla, duke theksuar se ata që kanë dalë në mbrojtje të votës së lirë janë qytetarë të ndershëm të Elbasanit.

Deklarata e plotë:

Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Elbasan, denoncon publikisht sjelljen anti-demokratike të disa përfaqësuesve të PS-së në Elbasan me në krye Taulant Ballën, të cilet edhe sot, në ditën e votimit, pas shpërndarjes sistematike te parave dhe miellit nga aktivitetet fitimprurese të drogës së Rilindjes, vazhdojnë me strategjinë e tyre të presionit ndaj qytetarëve, kërcënimit me vendet e punës apo ndihmën ekonomike, dhe së fundmi edhe me manipulim mediatik, gjoja për arrestime të drejtuesve të LSI, apo me gjoja-sjellje anti-ligjore të përfaqësuesve zgjedhore të saj e plot shpifje të tjera. Këtyre manipulimeve dhe shpifjeve, për hir të së vërtetës, u doli boja shume shpejt.

Kulmin e arriti tani, kur ky përfaqësues i Rilindjes, i cili vlerën e vetme politike ka mashtrimin dhe gjuhën e helmatosur dhe përbaltese, shpif për gjoja mobilizim të personave me precedentë ligjore në mbrojtjen e votave të LSI.

I bëjmë të qartë shpifësit, mashtruesit dhe përbaltesit Taulant Balta se ata që mbrojnë votën e LSI janë qytetarët e ndershëm, që nuk pranojnë presionet e kërcënimet, dhunën e bandave të Rilindjes dhe mercenarëve të tyre, të cilët veprojnë të lirë, shpesh nën hundën e Policisë së Haki Drogës.

Prandaj, i bëjmë thirrje qe ai të ndalojë zanatin e tij të mashtruesit publik dhe të presë me qetësi ndëshkimin që do i vijë shumë shpejt nga qytetaret e lirë të Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco