Situata e zgjedhjeve, Mandija thërret në raportim Dritan Demirajn dhe Haki Çakon

Situata e zgjedhjeve, Mandija thërret në raportim Dritan Demirajn dhe Haki Çakon

16:05, 25/06/2017
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e drejtueses së Task Forcës, u takua sot në mesditë me Ministrin e Brendshëm Dritan Demiraj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako, me të cilët u diskutuara për masat e marra nga ana e Policisë së Shtetit për rastet e denoncuara, që prej datës 24 qershor e deri më tani në këtë orë, në zyrën e zv/kryeministres, nëpërmjet numrit të vënë në dispozicion dhe portalin elektronik të denoncimeve.

Në përfundim të takimit Zëvendëskryeministrja Mandija njoftoi mbledhjen e Task Forcës në orën 17:00 . Në rendin e ditës së kësaj mbledhje si çështje kryesore është raportimi nga Ministri i Brendshëm dhe Drejtorit i Policisë së Shtetit për problematikën e hasur gjatë procesit zgjedhor që prej ditës e djeshme, 24 qershor e deri në këtë moment, ku do të shqyrtohet rastet e denoncuara dhe masat e marra.

Si pikë e dytë e rendit të ditës është raportimi nga Ministri i Financës, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Arsimit dhe Ministri i Drejtësisë për rastet e adresuara nga institucionet e tyre në drejtim të Policisë së Shtetit.

Ky është takimi i gjashtë i Task-Forcës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba25/06/2017 16:04

Thirrje KQZ, Prokurorise se Pergjithshme, Policise se Shtetit, Presidentit te Republikes, Kryeministrit, Kryetarit te Parlamentit, Trupit Diplomatik, Misionit Nderkombetar te OSBE/ODIHR! Te gjitha partive politike shqiptare! Te mos njihen, te anulohen dhe te perseriten votimet ne te gjitha qendrat e votimit ku dyshohet, ka fakte apo ka patur te pakten nje incident qe cenon voten e lire!

Shto koment

Denonco