Iriqi letër të hapur shqiptarëve!

Iriqi letër të hapur shqiptarëve!

00:01, 24/06/2017
A+ Aa A-

I dashur popull i ferrave të mija!

Nesër do shkoni të votoni e po shoh se nuk keni vënë mend. Keni hequr veç vallet dhe këngët nga zakoni. Se sërish atje e keni mendjen, tek ai që u nxiu jetën, tek ai që filloi me triska ushqimi e ju përfundoi tek talloni.

Unë nuk kam jetuar në atë periudhë, por gjyshi e babai më kanë treguar se as ferra nuk patën lënë në këmbë. I qethën që t'i bënin dhe malet si fushat e arritën të bëjnë fëmijët të zbehtë e burrat të flinin në drekë se nuk u mbanin këmbët.

Shqiptarë të dashur, shihni këto katër vitet që ikën. Çfarë lëvizi për mbarë? Veç Ruçit që mori makinë të re Range Rover, që ca vrasës u bënë deputetë, që Taulanti donte motër e gjeti parajsën, që Majko shtoi gazin se u fut prapë në listë, që Musa Qini u bë deputet pa folur asnjë fjalë në Kuvend.

Ikën katër vjet e asnjë centimetër nuk eci rruga për Elbasan, asnjë centimetër, bajpaset e Vlorës e Fierit, asnjë centimetër rruga për Qafë-Plloçë e Korçë. U premtua ulje e energjisë, e TVSH-së së ushqimeve, do hapeshin 300 mijë vende pune, shëndetësi falas e lesh të gjitha.

U qeveris me Metën e tani doli se Meta votoi të gjitha, por na pengoi. Ndaj iku populli nëpër botë, e do ikë prapë. As pleqtë nuk do rrinë. Veç ne iriqët, bretkocat, gjarpërinjtë dhe mavinjtë.

Popull shqiptar, voto njëherë me mend në kokë. Mos u bëni si ne që kërkojmë ushqim në ferra. Se dhe në kazanët e Lali Erit nuk do gjeni gjë.

Ekonomia do transferohet në greminë. Votoni ata që mbajnë fjalën, që nuk gënjejnë, që punojnë e nuk mashtrojnë. Ndryshe do gëzoheni kur të bëhen bulevarde që nuk të çojnë kund e do flenë rrugët kombëtare.

Mos rrini ne kafe e loto. Vendosni shenjë tek ata që kanë një plan, që mbajnë ekspertë pranë dhe jo mumjet e komunizmit që bosht të zhvillimit kishte talonin dhe burgosjen e mendimit ndryshe.

Votoni me mend nesër që për katër vitet përpara mos i bini kokës me grusht. Mos u gënjeni nga ata që kanë 70 vjet që gënjejnë. Ne iriqët nuk harrojmë, ju njerëzit pse harroni? Apo nuk doni të mirën tuaj?

Se po ua hodhën dhe këtë herë më mirë do jem unë poshtë ferrës se sa ju që do u bëhet jeta ferr.

Kujdes kur votoni.

Hidhni sytë pas e shihni si fasadat ua shitën për progres e mirëqenie. Popull, jeni vigjilent, shansin e keni nesër.

Pasnesër do jetë vonë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jak NDOCI25/06/2017 14:20

me ke flet o Iriq me TRAilat??? Me mire monologo me breshkat bretkocat ,,,gjarperint,,,Te votosh per ED RAMEN eshte njesoj si te votosh per komshiun qe te poshtron cdo mengjes, per nje koleg pune qe ta ben sketerr diten madje edhe me rende edhe me trishte .JU LUTEM KOKA TE ELITES PROGRESISTE SI MUSTAFAJ, MARKU ,PATOZI, TOPALLI ,SELAMI, ZHEJ SHKULLAKU FUGA LUBONJA vazhdoni te beni thirrje sot aty ku e ka mbaruar shkrimin Buzhala.

ArT24/06/2017 19:46

Vecse, o Iriq, Gramoz Rucin e beri te pasur vete Sali Berisha.

Iliri24/06/2017 00:07

Redaksia e syrit, ju lutem respektoni heshtjen zgjedhore.

Shto koment

Denonco