FOTO/ Çeqe për vota në Shkodër, kapet ekonomisti i KESH dhe 4 persona të tjerë

FOTO/ Çeqe për vota në Shkodër, kapet ekonomisti i KESH dhe 4 persona të tjerë

22:07, 23/06/2017
A+ Aa A-

5 persona kanë rënë  në prangat e policisë, pasi janë arrestuar në flagrancë duke dhënë para në këmbim të votës.

Sipas njoftimit të policisë, ekonomisti i KESh në Shkodër dhe 4 persona të tjerë janë kapur duke shpërnadër para në shkëmbim të votës në lagjen ‘Guerrile’ të qytetit të Shkodrës.

Njoftimi i Policisë:

“Sot Policia mori një informacion se persona të paidentifikuar ishin duke shpërndarë vlera monetare në vëndin e quajtur Lagjia 'Guerrile' Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan në vendin konkret ku u konstatua automjeti me targë AA 147 NC, tip 'Ford' me ngjyrë të bardhë me logo dhe në pronësi të KESH Tiranë.

Ne mjet u gjeten shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues ne Tiranë, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike të KESH, së bashku me shtetasit A. P, G. L, P. Ll. dhe N. N., të cilët u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Gjatës deklarimeve, shtetasi A. Gj, pohoi se prej rreth një muaji ishte autorizuar nga Korporata Energjitike Shqiptare për shpërndarjen e dëmshpërblimeve (në çeqe) në zonat e përmbytura për rrethin e Shkodrës sipas VKM-së nr 842 datë 16.12.2011 dhe urdhërit nr 150 datë 18.04.2017 të Ministrit të Energjitikës.

Ai me vete kishte dhe listën e personave përfitues të dëmshpërblimeve, në të cilën figuronin dhe shtetasit e lartpërmendur.

Materialet do t'i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për vlerësim të rastit’.]

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku 23/06/2017 22:24

Përveç krimit elektoral duhet dënuar edhe partia kujt i përkasin kriminelët duke skualifikuar të gjitha votat e dhëna asaj partie në atë zonë. Duhen dënuar edhe dërguesit e krimit (mandanti) dhe jo vetëm shpërndarësit e lekëve ose miellit dhe fiqve, të cilët janë krahu i punës i kriminelëve të qendrës me në krye EDramën.

Shto koment

Denonco