Basha: Edi Rama nuk ka për të qenë zv/kryeministri im

Basha: Edi Rama nuk ka për të qenë zv/kryeministri im

21:59, 23/06/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Zonë e Lirë’ të Arian Çanit është shprehur qartë dhe pastër që “Edi Rama nuk ka për të qenë zv/kryeministri im”.

“Nuk ka asnjë pazar dhe nuk do të ketë asnjë pazar mes meje dhe Edi Ramës.

Ai nuk ka për të qenë zv/kryeministri im. Unë e kam koalicionin tim dhe shqiptarët do ta votojnë pasivisht”, është shprehur Basha në lidhje me interesim e Çanit dhe të ftuarit, Artur Zheji.

Ndërsa duke komentuar fushatën e rivalit të tij, Basha tha se Rama ka bërë një ‘fushatë tallava’.

“Fushata e Edi Ramës ka qenë tallave.

Po të kishte vënë këmbën në frena Ilir Meta, timoni i Edi Ramës nuk do ta kishte sjellë Shqipërinë këtu ku jemi”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/06/2017 22:45

As kurrë në botë nuk rri ai poshtë teje, nuk e paske njohur akoma o Lul? Aq shumë sa të ka sharë e tallur, edhe përdhunuar bile. Të la pa asnjë kokërr leku për dy vjet rrjesht në bashkinë e Tiranës, i vuri dinamitin pallatit të vjehrrit në Vlorë.... Por nuk është ky problemi, a do bëhesh ti zëvëndësi i Ramës? Kjo është çështja. To beee or not to beeeee?

Fonsi23/06/2017 22:27

Sepse do jete kryeministri yt. Ti po jep kontributin ta besh prape kryeminister ate njeri. Do jesh paterica e Rames, ja pse nuk do jete ai zv/kryeministri yt

E23/06/2017 22:26

Po Lulo po, vetëm të krekosesh di, por pas marrveshjes me Ramën t'u tha pështyma për ashashin

Shto koment

Denonco