Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Rama harron drogën, mburr policinë për gjobat ndaj deputetëve

Rama harron drogën, mburr policinë për gjobat ndaj deputetëve

21:50, 23/06/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në ‘Top Story’, përballë analistëve, ka deklaruar se në 4 vite u bën ndryshime rrënjësore në sistem.

Ai tha se si asnjëherë më parë, në këto 4 vjet askush nuk telefonoi Ministrin e Brendshëm për emërime drejtorësh, si dhe ishte hera e parë në Shqipëri që Policia e Shtetit gjobisnit makinat e deputetëve.

Ndërsa nuk përmendi në asnjë koment luftën e humbur ndaj kultivuesve të drogës.

‘Sistemi është i tillë që ka infektuar rregullisht partitë e mëdha. Ato nuk jetojnë dot me këtë sistem ekskluzivisht, nuk e kanë nevojë jetike, sepse nuk kanë nevojë të bëjnë punësime për të rritur anëtarët dhe ndikimin. Ama nuk diskutohet që sistemi është kanceroz dhe i ka prekur të gjithë. Por nëse partia e madhe ka vullnet, mund ta fillojë këtë operacion. Kam dy shembuj, se kur ka vullnet partia e madhe, ka mundësi të bëjë ndryshime të rëndësishme. E para, Policia e Shtetit. Që në fillim kam kërkuar që askush të mos marrë në telefon ministrin e Brendshëm për emërime drejtorësh. Kam kërkuar që Policinë të mos e ndaj mes partive dhe kjo ka funksionuar. Policia e Shtetit tashmë gjobit deputetët kur parkojnë gabim, apo ministrat kur shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Shembulli i dytë janë mësuesit. U vendos rregulli që mësuesit nuk mund të largohen nga puna nga drejtorët, por ata merren në punë nga portali. Ka mësues që kanë hyrë në punë nga konkursi, sipas pikëve. Ndoshta nuk janë të përsorura, por kanë funksionuar dhe tregojnë se ku ka vullnet bëhen punë të mira”, tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/06/2017 22:15

Askush nuk telefonoi Saje Qorrin për drejtorët? I vuri vetë Qorri, të gjithë nga Tepelena, harrova që vuri nja 2-3 nga Kurvaleshi. Si s'të vjen turp o gënjeshtar që dështimin më të turpshëm don ta shesësh si suksesin më të madh. Sapunin më të qelbur don me ja dhanë popullit si djathin më të shijshëm, kaçkavall nga malësitë e Gramshit.

Shto koment

Denonco