Basha: Më 25 qershor ta nxjerrim Ramën nga frigoriferi dhe ta mbushim me ushqime

Basha: Më 25 qershor ta nxjerrim Ramën nga frigoriferi dhe ta mbushim me ushqime

20:20, 23/06/2017
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Lulzim Basha në mitingun madhështor të PD-së në tiranë, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të gjithë sëbashku në 25 qershor të votojnë pasivisht për të larguar qeverinë e krimit dhe varfërisë, dhe për ti hapur rrugën republikës së Re.

Ai citoi në fjalën e tij shkrimtarin e madh Kim Mehmeti i cili tha: Se edhe kur hapim frigoriferin na del para Edi Rama.

Basha ftoi qytetarët shqiptarë që në 25 qershor të votojnë për ekonominë e tyre dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Dita e diel vendos gjithçka. ne krenohemi shqipërinë, të gjithë jemi shqiptarë. Ne jemi krenar me Ismail Qemalin dhe Skënderbeun, por ët dielën nuk votohen për Ismail Qemalin dhe Skënderbeun, por për ekonominë.

Të dielën jeni para dy zgjidhjeve, me një njeri që për 4 vite nuk mbajti asnjë premtim, me taksa të larta,. Mundësia e vetme që Rama ju dha shqiptarëve është ajo që 56% duan të largohen nga Shqipëria, këtu na çon Republika e vjetër.

Dera tjetër që hapim bashkë me votën për numrin 6, është dera e planit ekonomik, të vetmit në këto zgjedhje, me ulje taksash. Ne do ti japim frymëmarrje ekonomisë tonë, vetëm taksat sigurojnë investime, vetëm investimet krijojnë vende pune që ju do ti keni.

Mëngjesi i parë i republikës së re nuk do ti gjejë të braktisur fermerët. Mëngjesi i parë i re[publikes së rer është i studentëve me një ligj të ri për arsimin, askush nuk do të mbesë jashtë universiteteve për shka të pamundësive ekonomike.

Nuk ka të nesërme të sigurt pa ekonomi të fortë, nuk mund të ketë ekonomi të fortë me një kryeministër që ka prioritet pikturat, vizatimet dhe ndeshjet e futbollit.

Këtu në këtë shesh shkrimtari madh Kim Mehmeti tha se edhe frigoriferin kur e hapim del Edi Rama.

Në fakt ai ka të drejtë, Rama është në frigoriferët e zbrazur, të qytetarëve shqiptarë, dhe ai flet nga mëngjesi deri në darkë për çdo gjë përveç ekonomisë.

Roli im si kryeministër do të jetë që frigoriferi jua, tavolinat tuaja, xhepat tuaj do të jenë plotë përsëri’, deklaroi Basha.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco