Beteja e mitingjeve/ Kandidatja e LSI-së: Ja ku ndryshojmë ne me PS-në

Beteja e mitingjeve/ Kandidatja e LSI-së: Ja ku ndryshojmë ne me PS-në

13:28, 22/06/2017
A+ Aa A-

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat Jola Misto ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social “Facebook”, ku ka një dallim të madh të personave të pranishëm në mitingun e PS dhe në atë të LSI. Misto shprehet se për të gjithë malinjtë e sëmurë, duket qartë se ka një dallim të madh mesh mitingut të PS dhe të LSI në këtë qytet.

“Për të gjithë ‘skeptikët’ e sëmurë, që malinjiteti nuk po i lejon të arsyetojnë qartë, po i ndriçojmë ne siç duhet. Imazhet më poshtë nuk kanë nevojë për asnjë koment tjetër përveçse: #Po #bëheni #qesharakë #dhe #komplet #të #rëndomtë! Këdo që gënjen veten dhe të tjerët se LSI nuk ka mbështetjen e Beratit, vazhdon të gënjeje siç ka bërë për katër vjet. Kjo është Rilindja, të gënjen edhe 3 ditë para zgjedhjeve! LSI forcë e parë, forcë e paparë”, shkruan ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco