Morën pjesë në fushatë/ Pezullohen dy drejtorë spitalesh dhe një infermier

Morën pjesë në fushatë/ Pezullohen dy drejtorë spitalesh dhe një infermier

12:21, 22/06/2017
A+ Aa A-

Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Beqiri, janë pezulluar nga detyra Drejtori i Spitalit të Librazhdit dhe ai i Tepelenës si dhe kryeinfermieri i shërbimit spitalor të Kolonjës.

Këta persona janë pezulluar nga detyra pasi dyshohet se janë bërë pjesë e fushatave elektorale gjatë orarit zyrtar të punës.

Ministria bëri të ditur në njoftimin e saj se “monitorimi do të jetë i pandërprerë dhe masat do të merren pa mëdyshje ndaj çdo shkelje të ligjit deri në përfundimin e procesit zgjedhor.”

Njoftimi i Ministrisë

Në zbatim të VKM-së, nr. 473, datë 01.06.2017, pika 4, për mospërfshirjen e administratës publike në fushatë elektorale, Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga detyra: Drejtorin e Shërbimit Spitalor Librazhd; Drejtorin e Shërbimit Spitalor Tepelenë; Kryeinfermierin e Shërbimit Spitalor, Kolonjë. Ministria e Shëndetësisë sjell në vëmendjen e gjithë administratës VKM-n nr. 473, datë 01.06.2017 duke rikujtuar semonitorimi do të jetë i pandërprerë dhe masat do të merren pa mëdyshje ndaj çdo shkelje të ligjit deri në përfundimin e procesit zgjedhor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco