Blerje votash, kërcënime dhe abuzime. Ja si po zhvillohet fushata elektorale në Berat

Blerje votash, kërcënime dhe abuzime. Ja si po zhvillohet fushata elektorale në Berat

11:44, 22/06/2017
A+ Aa A-

Abuzimi me postin dhe pjesëmarrja në fushatë gjatë orarit zyrtar të punës, ka qenë kryefjala e kësaj fushate elektorale deri më tani  në të gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë që në qytetin e Kuçovës ka nisur procedimi penal ndaj Drejtorit të kësaj bashkie, 50 vjeçarit A.C.

Ky shtetas dyshohet se ka vënë në shërbim të një subjektit politik automjetin shtetëror në mitingun e zhvilluar nga ky subjekt.

Ndërkohë që kanë nisur hetimet ndaj shtetasve K.Ll,  34 vjeç banues në Kuçovë,  me detyrë Drejtor në Bashkinë Kuçovë, L.Ç. 52 vjeç, banues në Berat, me detyrë Drejtor në Bashkinë Kuçovë, F.B. 56 vjeç, banues në Kuçovë, me detyrë Administrator i një Njësie Administrative.

Për ta ka patur një kallëzim dhe dyshohet se kanë ushtruar presion psikologjik ndaj simpatizantëve të një subjekti politik.

Gjithashtu dyshohet se shtetasi F.B. ka përdorur shuma parash për blerjen e votës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco