FOTO/ Sondazhi gjerman përmbys gjithçka. Ja kush do jetë kryeministër pas 25 qershorit

FOTO/ Sondazhi gjerman përmbys gjithçka. Ja kush do jetë kryeministër pas 25 qershorit

15:27, 21/06/2017
A+ Aa A-

GfK, një ndër katër kompanitë kryesore në botë për hulumtimet e tregut dhe opinionit, ka vrojtuar sjelljen e votuesve shqiptare në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme 2017.

GfK realizoi tre vrojtime të opinionit publik në periudhën maj-qershor 2017, si pjesë e një hulumtimi për të ndjekur në kohë zhvillimin e pëlqimeve dhe të sjelljes politike të votuesve gjatë fushatës zgjedhore.

Vrojtimi më i fundit u zhvillua në periudhën 15 – 18 qershor 2017 dhe mati preferencën e votimit. 996 votues, nga e gjithë Shqipëria, u pyetën përmes telefonit për subjektin për të cilin do të votojnë dhe preferencat e tyre partiake.

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë pothuajse në barazim mes votuesve, me një avantazh të lehtë të PD-së. Nga të dhënat e studimit, një javë para zgjedhjeve, Partinë Socialiste do ta votonin 31.1% e të intervistuarve dhe Partinë Demokratike 31.4% e të intervistuarve. LSI-në do ta votonin 6% e zgjedhësve, ndërsa PDIU-në 1.2% e tyre.

Megjithëse dita e zgjedhjeve është shumë pranë, vihet re një numër i lartë i të pavendosurve, votuesve që do të votojnë por nuk kanë vendosur ende se për kë do të votojnë, i barabartë me 20.3% të të gjithë të të intervistuarve.

Edhe të pavendosurit ndahen në mënyrë pothuajse të barabartë në preferencën e mundshme mes dy partive të mëdha, respektivisht 14.4% për PS dhe 13.9% për PD. Megjithatë, 58.4% e tyre vazhdojnë të mos kenë ende ndonjë preferencë.

Partia Demokratike ka përparësi mes të rinjve të moshës 18 – 34 vjeç, ndërsa votuesit më të shumë të Partisë Socialiste janë mbi 55 vjeç. LSI ka përparësinë më të madhe të saj në elektoratin e përbërë nga grupmosha 23 – 44 vjeç. 

ImageImageImage

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Majlinda23/06/2017 08:19

Shif kush e ka bere sontazhin, une qe e lexova me erdhi per te qeshur se shkruanin, partia e Edi Rames, partia e Lulzim Bashes, partia e Petrit Vasilit, hajde injorante hajde.

NEXHIP23/06/2017 07:49

KY QENKA SONDAZH

Aleksander22/06/2017 19:11

CDU dhe Republikanet Amerikan mbeshtesin te djathten Kurse te majten Moska Dhe lindja orientale.

Shume te pavendosur 22/06/2017 19:07

Dhe qe refuzoijn te pergjigjen. Do te vendosin per qeverine e re.

leksi22/06/2017 11:28

Per te besuar njerin NGA sondazhet mjafton qe: te shikosh e degjosh Ramen ne keto dite te fushates, i paekuilibruar, qesharak, aspak bindes, kontradiktor dhe PA asnji lidhje me rezultatin dhe cilesine e qeverisjes, ndersa Basha po paraqitet dinjitoz dhe real e objektiv ne ATO qe thote. Kjo mjafton te te krijosh bindjen se cili NGA sondazhet asht ma i sakte. Mendoj se la ardhe koha qe shqiptaret te analizojne e te vleresojne politiken objektivisht, kjo gje do te snelle perparim per vendin. Me shprese per nji Shqiperi me te perparuar.

xhevai22/06/2017 11:02

kjo qenka fallso komplet

leksi22/06/2017 09:58

Per te besuar njerin NGA sondazhet mjafton qe: te shikosh e degjosh Ramen ne keto dite te fushates, i paekuilibruar, qesharak, aspak bindes, kontradiktor dhe PA asnji lidhje me rezultatin dhe cilesine e qeverisjes, ndersa Basha po paraqitet dinjitoz dhe real e objektiv ne ATO qe thote. Kjo mjafton te te krijosh bindjen se cili NGA sondazhet asht ma i sakte. Mendoj se la ardhe koha qe shqiptaret te analizojne e te vleresojne politiken objektivisht, kjo gje do te snelle perparim per vendin. Me shprese per nji Shqiperi me te perparuar.

Boku 22/06/2017 09:51

Moshat mbi 55 vjec i ka pas Enveri Fuksa edhe uka met ajo mania qe populli Shqiptar nuk duhet me pas as edhe nje te drejt, dhe populli don hu e vertet don hu ky popull se nuk bashkohen dy vet bashk me shkua me hy mren ne ministri sa te fitoin PS,ja na jeshtu jena msua me na marr perkemb vet njerzit tan.

Lule22/06/2017 08:10

Po keto te sontazhit i ka blere Republika e re. Votoni nr 2.fitore

iluminati21/06/2017 23:38

duken qart qe kto statistikat jan sh fake vtm lulzim basha del gjithmon pozitiv

Isufi21/06/2017 22:00

Ky sondazh nuk i pergjigjet fare realitetit, e papritura e madhe , si gjithmone edhe kete rradhe do jete L. S. I, qe do ngjitet shume , duke e ndare rezultatin gati ne tre pjese te barabarta .....

MeTru 21/06/2017 18:27

Ore, Rama nuk morri dot 72 deputet ne 2013, kur Saliu ia kishte sjell ne maj te hundes popullit, bashke me ate majlinden, bode , Rule, ect!, ku edhe te djathteve te vet ua nxiu kur u derdelliste qe po i afrohemi gjermanise, jo me sot, ku njerezit jane akoma dhe me indiferent se kush do jete KM Te gjith nje formul kane, miqt e shoket e Afert e KM behen zoter, dhe ne te tjeret as nuk i afrohem te dera, se ta mbyllin ne surrat! Tani kur dera eshte e mbyllur, pse dashkan voten e ketij 20% perfshi dhe mua, pergjigja eshte flak per flak! Ti S'do me dit per kete fash, as kjo fash nuk te merr ne konsiderat kur i lutesh per vote!

MeTru 21/06/2017 17:22

manjla21/06/2017 16:28

I kujt partie eshte KY

osumi21/06/2017 16:18

Eshte sondazh dolce Jo sondazh jevgu I bolinos qe perfaqeson ekstremin e majte

demo21/06/2017 16:15

Ky eshte sonazhi me realist. Rama dhe PS do marrin shume me pak vota se 2013 . nga 713 mije nuk do i kaloje 550,000 vota . Sondazhet e deritanishme kane qene te blera nga PS . PS me PD ne fund do levizin vetem per 5 deputet. PS nuk i kalon 62 deputet. Votoni nr.6 .

populli21/06/2017 16:10

Rezultart paradoksal. Nqs LSI ka potencialin e saj ne 23 44 dhe mosha mesatare ne shqiperi eshte 35 vjec si dalin 6 % LSI ? Mjafton te kesh pak njohuri matematike qe ta hedhesh sondazhin ne kosh

arbri21/06/2017 15:53

hahaahhahahahaah. bir selmani nenos

jetoni21/06/2017 15:46

Vetem thjeshte. Perse kesaj i besoni dhe e publikoni dhe atyre pararendese as nuk denjuat qe ti publilkoni. Problemi eshte se me cilin sy i lexoni gjerat.( i paske syzet pa xham ne te dyja anet si duket). Vendosni syza por pas vizites.

selim rroshi21/06/2017 15:38

Duket me afer realitetit ky ska mundesi te mare ps 72 mandate kurre. Se beri qe ekonomine e ngordhur qe la Berisha ne 2013 e mbyti me taksa dhe e fundosi fare ate e prodhoi kete fukarallek te madh qe kemi sot. Dmth nga 2013 qe kishte 65 depudete hiqni pjesen deshtuese spektakolare te qeverise dhe bjerrjen e socialisteve qe votuan ne 2013 te cilet hoqen si te gjithe kete fukarallek si i sotmi. E del ps te 35 mandate.

Lenci21/06/2017 15:37

Hahahahahaha. Sa per te qeshur qe jeni

lali21/06/2017 15:33

ky po qe duket sondazh serioz

Iliri21/06/2017 15:28

Po c'eshte kjo more????

Shto koment

Denonco