Meta: Ja çfarë ka bërë Rama në 10 vitet e fundit

Meta: Ja çfarë ka bërë Rama në 10 vitet e fundit

22:40, 20/06/2017
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Dritare me Rudinën, Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka komentuar Kryeministrin Rama dhe deklaratën e tij, kur i kërkoi policëve të heqin kapelën e të votojnë PS.

“Është e gjitha një platformë presioni e shtypje për të deformuar votën, por LSI nuk e ha presionin. Po të kesh një Kryeministër që na zhgënjen çdo ditë e më shumë. Që thotë të dashur policë, hiqni kapelën pas orës 4, e votoni PS-në.

Ai kërkoi ndjesë ditën tjetër. Po sa herë ka kërkuar ndjesë ai. Sa herë më ka kërkuar ndjesë mua, u bënë 20 vjet dhe në 10 vjet më kërkon mua ndjesë, e prapë e bën. Ne e kemi pasur tolerancën problem, por tani ka ardhur koha për të marrë vendime të rëndësishme.

Unë jam një politikan  i përgjegjshëm ,zgjedhjet e lira nuk mund të cenohen nga askush. Ajo që unë synoj është vetëm një fushatë normale, demokratike, të mos përfshihet shteti në cilëndo palë politike, e aq më tepër policia, kjo është e turpshme.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mondi20/06/2017 23:44

Per cilat zgjedhje te lira flet Meta qe ka leshuar tere lukunine e tij per te paguar kek ne kembim te votes .Po per zarfin qe i dhane viktimes qe krijuan vete pse nuk jerkon falje,po per armatosjen e popullit ose nuk jep shpjegim apo keto jane veprime te nje politikani te pergjegjeshem.E po si ka mundesi qe e quan veten te pergjegjeshem dhe jep nje interviste aq skandaloze gazetarit Grek dhe me e keqja qe qesh me aq shpoti kur flet per marredheniet e Rames me te dhe sidomos me fqinjet.

Shto koment

Denonco