Koalicionet pas zgjedhjeve, Meta: Ja ku duhet të shkojë LSI-ja

Koalicionet pas zgjedhjeve, Meta: Ja ku duhet të shkojë LSI-ja

22:32, 20/06/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Zgjedhur, Ilir Meta, i ftuar në emisionin ‘Dritare’, ka lënë të hapur dert e një koalicioni të mundshëm me PD-në dhe Bashën pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

‘Basha ka një avantazh se nuk ka lidhje simbiotike me bandat. A se harrova ka dalë foto dhe me Trump”, tha Meta.

Ndërkohë që vlerësoi ish-kryeministrin Berisha.

“Doktori është më i majtë se lali Eri. E kam vlerësuar për shkak të qëndrimeve të tij. Respekti është një gjë e rëndësishme në politikë, aq më tepër që kur ke bashkëpunuar me të dhe nuk bashkëpunon më. Nuk dua që të ngelet politikani i vetëm në CV time, që mban përgjegjësi. Ne kemi nevojë për politikanë që mbajnë përgjegjësi. Përgjegjësinë Berisha e mori me votë”, tha Meta.

I pyetur për Bashën, Meta ka tha se edhe Bashën e ka mbështetur, por nuk ka lënë takime me të pas orës 12 të natës. I është zhgënjyer për shkak të marrëveshjes që bëri me Ramën, Meta u shpreh me ironi: “Habi është kur mban fjalën dhe jo e kundërta”.

Meta: Doktori është më i majtë se Edi. Unë nuk i shikoj në këtë aspekt gjerat. Unë e kam vlerësuat për disa qëndrime. Unë kam më shumë respekt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco