Paditet nga LSI, Rama reagon për herë të parë

Paditet nga LSI, Rama reagon për herë të parë

21:57, 20/06/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për padinë që është ndaj tij nga LSI, për thirrjen që kreu i PS u ka bërë policëve.

Rama ka thënë që efektivët të bëjnë fushatë për PS-në pas orarit të punës. 

I pyetur lidhur me padinë në emisionin “Tonight”, Rama tha:

"I kam mbyllur veshët sepse ndjehem shumë i sëkëlldisur kur dëgjoj aleatët tanë që janë shkuar jashtë shinave të arsyes. Rruga e drejtë e 25 qershorit nuk është betejë politike me parti të tjera, aq më pak është betejë personale. Këto fatkeqësisht janë të vërteta por mua më lënë terësisht të ftohtë sepse më vjen shumë keq për ta".

Në padinë e LSI-së, thuhet: “Thirrjet e Edi Ramës për Policinë e Shtetit janë ngjarja më e rëndë. Rama shkeli ligjin kur ftoi Policinë e Shtetit për të mbledhur vota. Thirrjet thyejnë rëndë moralin e detyrës së kryeministrit. Me këtë thirrje ai ka shkelur hierarkinë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco