Meta mbështet deklaratat kundër Ramës që bëri në televizionin grek

Meta mbështet deklaratat kundër Ramës që bëri në televizionin grek

21:52, 20/06/2017
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Dritare’ presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka folur për intervistën që ka dhënë në televizionin grek. Meta është shprehur se Rama e ka përdorur këtë intervistë, për të tërhequr vëmendjen nga deklarata e tij.

“Kur më pyeti gazetarja greke se si i kam marrëdhëniet më Ramën, i thashë se problemi është se ai ka probleme me të gjithë, ashtu si edhe me ju. Dhe kjo është e vërtetë. Marrëdhëniet me Greqinë janë ndryshe. Ndërhyrja e Ramës sikur kam folur si nacionalist, është një përrallë. Është përpjekje për të shmangur vëmendjen nga thirrja e tij për policinë. Edhe Ramiz Alia nuk e bëri një thirrje të tillë për policinë”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco