Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Nasip Naço publikon SMS e ministres: Ja si kërcënon...

Nasip Naço publikon SMS e ministres: Ja si kërcënon...

17:50, 20/06/2017
A+ Aa A-

Kandidati i LSI-së për deputet në Berat, Nasip Naço ka publikuar një foto të një SMS në rrjetet sociale, për të cilin shkuan se është dërguar nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Mesazhi duket se paralajmëron një militant që të mos mbledhë më karta identiteti.

Image

“Ushtrimin e vullnetit të lirë të qytetarëve për ta mbështetur LSI në formën që ata e cilësojnë më oportune, nuk mund ta frenojë askush. Edhe në rastin kur bëhet fjalë për plotësimin e një formulari që përfshin deklarimin pa asnjë detyrim të numrit të kartës së identitetit”, sqaron Naço, ish ministër i Drejtësisë.

Naço shton se me këtë mesazh ministrja ka shkelur ligjin dhe ka konsumuar vepër penale që dënohet deri në 4 vite burgim.

Ish ministri shprehet:

Në Kodin Penal citoj parashikimin se:

"Kercenimi ose ngacmimi i personit me anen e veprimeve te perseritura, me qellimin per t’i shkaktuar nje gjendje te vazhdueshme dhe te rende ankthi apo frike per sigurine vetjake, te nje te afermi ose te nje personi, me te cilin ka lidhje shpirterore, apo per ta detyruar te ndryshoje menyren e tij te jeteses, denohet me burgim nga gjashte muaj gjer ne kater vjet".

Reagimi i plotë

Image

Një veprim i tillë nuk përbën asnjë shkelje të ligjit, por përkundrazi guximi i tepruar i një Ministre Shteti në detyrë sikurse z. Ermonela Felaj që kërcënon votuesit, përveçse nuk ka asnjë moral, përbën edhe vepër penale.

Znj. Ministreshë, formën po ta falim, (e kam fjalën për mungesën e njohurive të theksuara në drejtshkrim) por përmbajtjen është e patolerueshme të ta pranojmë.

Për të gjithë të interesuarit, përmes kësaj fotoje (ku evidentohet numri i telefonit të Ministres Felaj) po mundësojmë përcjelljen e shqetësimit qytetar, si dhe pasojës ligjore që mbart ky komunikim sipas legjislacionit në fuqi.

Në Kodin Penal citoj parashikimin se:

"Kercenimi ose ngacmimi i personit me anen e veprimeve te perseritura, me qellimin per t’i shkaktuar nje gjendje te vazhdueshme dhe te rende ankthi apo frike per sigurine vetjake, te nje te afermi ose te nje personi, me te cilin ka lidhje shpirterore, apo per ta detyruar te ndryshoje menyren e tij te jeteses, denohet me burgim nga gjashte muaj gjer ne kater vjet".

E nderuara Ministreshë, të ftojmë të reflektosh lidhur me komunikimin aspak njerëzor që shfaq hapur, nga i cili nuk ke kursyer as bashkëpunëtorët e tu më të afërt...

Ndërkohë, uroj të pranosh ftesën time publike për të qenë nesër e pranishme në mitingun përmbyllës në Kuçovë, i cili do të të ndihmojë shumë të ndërgjegjësohesh lidhur me vullnetin e vërtetë të popullit këtu.

P.S Rasti në fjalë është shënuar në Kuçovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ela21/06/2017 21:11

Kjo, kete fytyre te vrerosur e ka qe nga greva e urise. Dhe pas kaq vitesh ne pushtet dhe pse ministre po e vrerosur mbeti e shkreta. Ik moj shpifesire se na ndote gjinine

Kosta20/06/2017 19:08

Akoma do i mbajne ne pushtet keta injorante, per me teper femra qe nuk dine te shkruajne.......akoma do ti votojme ne keta horra dhe horre, per mos te thne nje fjale qe ju shkon me shume ketyre lloi femrave.....mjere ne po i votuam prap keto funderina....

Jari20/06/2017 18:46

Hajde Nasip hajde...po mbron ate qe mbledh kartat dhe po ankohesh per kercenim...keta te lsi jane vertet te papare. Duhen shkrire me vote sepse modeli i tyre eshte kthyer ne kancerin e ketij vendi.

KRIST20/06/2017 18:14

Ku i ka gjet Rama keto soj grash. Njelloj me veten e tij karakterin,mistrecllekun,djallezite,gjuha e poshter qe perdorin.Ja shikoje qe nga fytyra,kete grua-bure,qe as fytyra nuk i qesh ndonjehere. Xhibilet-milet,do te thoshte Qazim Mulleti,po te ishte gjalle.

Shto koment

Denonco