Kurthi i Edi Ramës ndaj Ben Blushit për foton me Lul Berishën

Kurthi i Edi Ramës ndaj Ben Blushit për foton me Lul Berishën

16:22, 13/06/2017

Mediat pranë qeverisë kanë botuar me shpejtësi një lajm ku sulmojnë kryetarin e LIBRA-s Ben Blushin.

Fjala është për një foto të shkrepur sot në Durrës ku Ben Blushi, me të liruarin nga burgu me kërkesë të Vangjush Dakos, Lulzim Berisha.

Ka disa fakte që tregojnë se ky është një sulm i ulët dhe që tregon se deri në ç’pikë mund të arrijnë rilindasit e lidhur me Lul Berishën, Mark dhe Arben Frrokun, Armando Prengën dhe Elvis Roshin, Arben Ndokën dhe Artur Bushin.

E para se fotoja sapo u bë doli menjëherë në media çka tregon se ajo është shkrepur enkas për tu shpërndarë për propagandë.

E dyta sepse ajo u botua në një portal të sponsorizuar nga kryeministria.

E treta se disa media janë marrë në telefon nga zyra e shtypit të Ramës për ta botuar lajmin.

E katërta se ajo duket që është një foto e rastësishme, e bërë në bulevardin kryesor të qytetit, ku kushdo që të takohet me të fortë nuk e bën në mes të ditës.

E pesta sepse Blushi ka me dhjetra fjalime në parlament ku e godet lirimin e Lul Berishës me kërkesë të Vangjush Dakos dhe pasi ka bërë këtë nuk kishte asnjë arsye pse të pozonte me atë që ka anatemuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

goni13/06/2017 16:54

Filloi perdorimi i krimit per zgjedhjet........Mos harroni....Edi Rama eshte PADRINOJA i MAFIAs ne Shqiperi.....

Shto koment