Berisha, Bashës: Rama dhe jo Meta, përgjegjës për papunësinë, drogën etj...

Berisha, Bashës: Rama dhe jo Meta, përgjegjës për papunësinë, drogën etj...

22:41, 12/06/2017
A+ Aa A-

A mos ndoshta Basha po imiton Edi Ramën, në kohën kur ai mori PS? A mos po e imiton dhe Basha tani?

Berisha: Unë kam pasur rrethana të tjera, nuk mund ta marr veten si tregues. Në krijimin e ekipit çdo kryetar bën ekipin që mendon se do të fitojë. Fushata e Lulzim Bashës nuk ngjan me atë të Ramës. Nëse Basha kalon nga sheshi në shesh dhe flet për Republikë të re me të cilat do të çmontojë narko-shtetin. Nëse Basha ju thotë shqiptarëve se problemi kryesor është ekonomia, punësimi, rruga si do të punësojë, duke ulur TVSH, duke ulur traun e doganës për prodhimet e vendit, për të hapur vende pune, Edi Rama absolutisht që kalon nga sheshi  në shesh vetëm duke folur për timonin. E falënderoj Çanin që i dha të vetmen gjë që Edi Rama ka në mend. Kanabizimin e Shqipërisë e bëri LSI-ja apo ai dhe Saje Qorri. Deklarata e Vasilit ka qenë ajo që ‘kontrolloni makinat mos ju fusin drogë’. Çdo të thotë kanabizim? Kthimi i shtetit në narko-shtet. Nuk është LSI-ja që ka dhënë koncesione. Nuk ngjasojnë askund fushata Basha me atë Rama. Ky i fundit flet me fjalë boshe dhe të kota, duke menduar se do ti mashtrojë shqiptarët. Flet në mënyrë të padrejtë për audiencën e grave. Pra Rama thyen inteligjencën e grave.

Basha nuk i përfaqëson gratë në lista?

Berisha: Janë 28 gra në listën e PD-së. Ka pasur një problem se ka qenë një koalicion i gjerë. Ftoj çdo grua shqiptarë të mos harrojnë aktin brutal të Edi Ramës për dy zonjat e nderuara të Lezhës, të cilat u kërcënuan dhe ata dorëzuan mandatin. Ky është Edi Rama. Kjo është fushata e tij.

Keni ndjerë keqardhje për largimin e Topallit, Bode, Imamit, Patozit, Keltis Krujës, etj?

Berisha: Këta të gjithë janë ish-bashkëpunëtorë të mi e miq të mi. Unë nuk kam ndërhyrë në listën e PD-së. Unë jam pjesë e PD-së, por jam në një status pak më të veçantë. Çdo hap që unë do mund të bëj më nxjerr nga statusi im që do të më nxirrte nga vendimi që mora në 26 korrik të vitit 2013.

A do kishit një koment pas reagimeve pas publikimit të listave?

Berisha: Komenti im është që të gjithë demokratët të bashkohen për fitoren e PD.

Basha e Rama u takuan në mënyrë të papritur dhe arritën një marrëveshje që shkon pas 25 qershorit. A po zhvillohet kjo fushatë në frymë të kësaj marrëveshje. E kemi quajtur një lloj dashurie.

Berisha: Marrëveshja ishte kapitullimi i Edi Ramës. Ai pranoi që të bëjë qeveri me opozitën. Një kryeministër që kërkon të bëjë shtet e ligj, nuk e dorëzon qeverinë. Po ra qeveria, bie kryeministri. Rama dorëzoi qeverinë për hir të karriges së vet. Basha kishte çdo ditë që i kërkonte takim. Edhe nga çadra. Rama duke u zotuar 1 mijë herë se kjo nuk do të ndodhë,  e kjo tjetra nuk do të ndodhë. Se si u thye gjatë kalimit të tunelit, gjatë ardhjes nga Elbasani në Tiranë, veç shpirti i tij e di. Ai fitoi personalisht sepse shpëtoi veten nga gremina. Humbi politikisht, por personalisht ai nuk bëri do zgjedhje moniste në Shqipërisë dhe ai fitoi. Nëse kthehemi pas fushatave, njeriu që acaronte fushata ka qenë Edi Rama. Rama kishte Flekenjshtejni, si magjistarin e fushatës negative. E përdori në të gjitha ambientet kundra Sali Berishës. Bëja fushatë mbi 80% pozitive. Për shkak të përzgjedhjes së bënte PS, ngjante shumë agresive.

Lulzim Basha po bën fushatën e tij, siç është ai vetë. Ai përpiqet që të bëjë fushatë civile. Çadra ishte protestë. Tani se ishte ai vetë, nuk besoj se në histori të këtij kombi të bëhen 90 ditë protestë pa thyer asnjë xham. Ky është Lulzim Basha. Anëtar negative ai nuk ja kurseu Ramës. Nuk ka synim të konsumojë kohën duke sulmuar kundërshtarin, por të punojë me argumentin e tij që të bind qytetarët. Edi Rama nga 42 premtime ka realizuar vetëm njërin dhe pa asnjë rezultat. Është heqja e TVSH për ilaçet dhe sot ilaçet kushtojnë 30 % më shumë. Ai këtë premtim mbajti dhe doli me këpucë të kuqe. Në premtimet e tij, ai ka përjashtuar shqiptarët.

Ky vend është 56% urban dhe 44 % rural. Kushti i kujtdo është që të zhvillojë fshatin për të zhvilluar vendin. Ne investuam gati 3 miliardë dollarë për fshatin dhe ne nuk e ngritëm dot fshatin tonë në nivelin e fshatrave të Kosovës. Edi Rama i ka përjashtuar dhe tani shkon e u kërkon votën. Nëse ne nuk e zhvillojmë fshatin do mbetemi një vend i pazhvilluar.

Pse Basha sillet qetë me Ramën, por ndryshe me Ilir Metën. Ai e sulmon këtë?

Berisha: Sulmet më të strukturuara i bën Edi Rama. Ilir Meta nuk mund të jetë përgjegjës për programin. Ne nuk mund ti themi Metës që je mashtrues, nuk premtoi punësimin, rrogën e 13-të, barazimin e pensionit mes qytetit dhe fshatit. Lulzim Basha do të jetë kryeministri i vendit dhe ai ka programin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

agroni13/06/2017 15:16

Berishe, do kishit bere mire te mos kandidonit me dhe te laroheshit pergjithmone nga politika. Qenia juaj deputet i PD do ta lere kete ne opozite se te jini ju ne udheheqje te saj dhe seputet i saj. Nese nuk e e ke kutuar kete gje kaq te thjeshte, do te thote se keni rrjedhur.

Kosta13/06/2017 08:51

Po Basha perse ben lojen e Rames .....

12313/06/2017 07:47

your time is up. Pa ty do te ishte PD-ja dhe vete Lulzim Basha me te forte. Ti do ti veje flaken edhe njehere Shqiperise kurse Luli i dha zgjidhje ngercit dhe po i jep nje drejtim tjeter politikes se kesaj partie.Sali IK..........

Shto koment

Denonco