Basha: Ministrat teknikë nuk do të largohen pas zgjedhjeve, ja sa do të qëndrojnë

Basha: Ministrat teknikë nuk do të largohen pas zgjedhjeve, ja sa do të qëndrojnë

21:42, 12/06/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë me dije se ministrat teknikë të opozitës nuk do të largohen nga qeveria më 26 qershor, pra pas zgjedhjeve, sikurse ka deklaruar kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë në “Dritare me Rudinën”, Basha u shpreh se ministrat teknikë do të qëndrojnë në qeveri deri në shtator, kur mandatohet qeveria e re fituese nga zgjedhjet e 25 qershorit.

“Mandati është deri në 9 shtator, mandati vazhdon se shteti funksionon me rregulla. Po nuk është kjo çështja, nuk janë aty për të ndarë pushtet”, tha Basha.

Kryedemokrati theksoi se ministrat teknikë janë në detyrë si gardianë të votës së lirë dhe mos abuzimit me pushtetin për të blerë vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco