Basha i mbyll derën përfundimisht Metës: LSI në opozitë, s’bëjmë koalicion

Basha i mbyll derën përfundimisht Metës: LSI në opozitë, s’bëjmë koalicion

21:36, 12/06/2017
A+ Aa A-

Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar hapur se nuk do të bëjë koalicion me LSI pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe partia e Ilir Metës do të dalë në opozitë.

Në një intervistë për “Dritare me Rudina Xhungën”, Basha tha se LSI ka abuzuar me pushtetin dhe nuk do të jetë në qeverisje. Ai u bëri thirrje demokratëve të larguar tek LSI që të rikthehen tek PD.

“LSI e ka humbur toruan se për herë të parë e kupton që nuk do të jetë në pushtet dhe LSI nuk do të jetë në pushtet sepse ka abuzuar me pushtetin në 8 vite. Ka ndërtuar modelin e një partie klienteliste që ngjitet pas çdo koaliconi për të kapur vende pune. Ky model abuzimi do të marrë fund. LSI është bërë simbol i këtij pushteti, LSI nuk do jetë në pushte pas 25 qershorit, kjo është 1000% e sigurt. Modeli i LSI do ndëshkohet dhe unë uroj që të gjejnë forcën t’i rikthehen një modeli parimor. Nuk do të qeverisim me LSI, mos bëni gabimin fatal se përndryshe do mbeteni si baftjar në hauret e Republikës së Vjetër”, tha Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tani durres13/06/2017 20:42

Nje pyetje kam..a ka qene lulzim basha ai qe i premtoi doktorit deri ne minutat e fundit qe meta do vije me ne ne 2013..mos rastesisht ka qene kunder prishjes se koalicionit me lsi pasi doli video me bllok e ilir metes? Mos rastesisht ka qene nga te peret qe kundershtoi sokol olldashin qe duhet te prishim koalicionin me lsi? Prape rastesisht u takua fshehurazi me meten gjate kohes qe ishte ne cader? Mos rastesisht duhet ti japim te drejte kreshnik spahiut per epitetin qe i vuri bashes..beseprere?

Italiani13/06/2017 18:56

Ky flet keshtu se e di qe pas zgjedhjeve do hiqet nga kryetar i Pd nga humbja e thelle qe do marri dhe Sala do caktoje nje tjeter qe do bashkepunoje me Ilirin. Hajde Shah hajde. E rendesishme eshte mos te fitoje ai i semuri se ai do na beje te gjitheve te pime droge me llule neper cadra si indianet dhe te enderrojme "sa bukur do ishte"

labi13/06/2017 18:20

me mire kualicion me Meten se me Ramen!

Alb313/06/2017 17:08

Koalicioni PS-PD eshte nje domosdoshmeri e imponuar nga rreziku qe perben per Shqiperine band e LSI. Ky koalicion ka qene i domosdoshem para 2 vitesh por PD nuk ka pjekuri politike as dhe nivel te kuptonte realisht demin qe ka shkaktu prezenca e partise me te denigrar ne Ballkan sic eshte LSI me Ilirin. Pas zgjedhjeve do te kthellohen ujrat dhe ai qe sot kercnon se nuk dekreton qeveri ,po nuk do te kete mundesi te dekretoje se do te jete i shkarkuar per te gjithe pislliqet qe eshte perfshire.

amla13/06/2017 14:38

Po qe eshte imoral i madh ky plehra! Ne bordello e ka kthyer zyren e tij Ky eshte Rilindja e vertete!

Ti12/06/2017 21:41

Po me rilindjen do besh ky ishte morali cadres dhit dhit se pleh do besh

Shto koment

Denonco