Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Berisha: Unë jam i papërsëritshëm, modeli Basha është tjetër

Berisha: Unë jam i papërsëritshëm, modeli Basha është tjetër

21:25, 12/06/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se Lulzim Basha po drejton PD-në sipas mënyrës së tij dhe ky është modeli i tij.

I ftuar në studion e “ABC News”, Berisha theksoi nuk ka aspak dorë në vendimmarrje dhe modeli i drejtimit të tij përfundoi kur hoqi dorë nga posti i kreut të partisë.

Ish-Kryeministri tha se nuk do të donte që Basha të imitonte modelin Berisha.

Pyetje: Duket se PD dhe ideologjia e saj është zhbërë. Si ndihet Berisha?

Berisha: Unë nuk gjykoj se duhet të jem i përsëritshëm. Nuk po them se jam i papërsëritshëm. PD aty është, pas një beteje 90 ditore dhe doli e fituar. PD është aty. Unë do ta quaja fatkeqësi nëse pasardhësi i tij do më imitonte. Unë e kam thënë që Basha po drejtonte PD në mënyrën e tij. Shumë thonin, jo kryetari je ti etj. Nuk do më pëlqente të shihja imitime të Sali Berishës. Me mua u mbyll ai model. Nëse unë do të doja të vazhdonte modeli im, unë do të rrija kryetar. Çdo model është një shans. A ka një model të ri.

Pyetje: Lulzim Basha?

Berisha: Unë mendoj se e ka patur dhe e ka paraqitur absolutisht që në muajin e parë të lidershipit. Janë shumë opinionistë që e mohojnë këtë dhe e mohojnë gabim. Basha ka modelin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco