Arrestimi i trafikantëve në makinën e Dajës së PS në Kavajë: Publikohet fotoja e lidhjes së tyre Gentian Daja, kreu i PS Kavajë me të arrestuarit për kokainë: Shabanin dhe Dukën

Arrestimi i trafikantëve në makinën e Dajës së PS në Kavajë: Publikohet fotoja e lidhjes së tyre

13:23, 02/06/2017
A+ Aa A-

Pasurohet me fotografi dhe me me fakte të tjera, arrestimi i dy trafikantëve të drogës në makinën e kryetarit të PS-së më Kavajë, Gentian Daja. Një qytetar ka publikuar një foto ku kreu socialist Daja shfaqet në një tryezë me të arrestuarit.

Krahas fotos, vjen edhe informacionit se makina ku Ramadan Shabani dhe Redi Duka, ishte e regjistruar jo në emrin direkt të kreut socialist të Kavajës, por të shoferit të tij personal.  

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar sot mesazhin që ia ka dërguar një qytetar “dixhital” siç e cilëson dhe shprehet:

“Qytetari dixhital përgënjeshtron mediat, - shkruan Berisha, - tregon të vërtetën për makinën e Gentjan Dajës, që u kap mbrëmë me kokainë. Ai  dërgon dhe foton, në të cilën Gentian Daja po drekon me të dy bashkëpunëtorët e tij, që u arrestuan nga Antidroga në makinën e tij, pasi u gjetën me kokainë.

"02/06/2017, 10:33:17 

Mirmengjes doktor. Per informacion dhe per te pergenjeshtruar gazetaret dhe halabaket e rilindjes.

Audi i kapur mbreme eshte prone e Gentian Dajes por per arsye qe dihen nuk e ka regjistruar ne emrin e tij personal por ne emer te shoferit te tij personal dhe te familjes i cili quhet Bledar Qerosi i cili ka qene dhe shofer i kuvendit ne sherbim te ish-deputetit socialist

Ne kete foto Gentian daja me 2 djemt qe u kapen sot me kokaine Rem shabani dhe redi duka"

Ishte Syri.net që publikoi dje lajmin se “dy persona të kërkuar për trafik droge janë arrestuar në qytetin e Kavajës në bazë të një aksioni të Forcave të Posaçme Operacionale të Tiranës. Të arrestuarit janë Ramadan Shabani 28 vjeç dhe Enred Duka 28 vjeç, të dy nga Kavaja.

Syri.net ka mundur të sigurojë një foto nga momenti i arrestimit të dy personave që kanë qenë në kërkim. Dëshmitarët nga terreni thonë për Syri.net se në momentin e arrestimit, dy personat janë kapur në makinën e kreut të PS-së në Kavajë.

Shabani dhe Duka kanë masë sigurie arrest me burg nga Gjykata e Kavajës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Meri03/06/2017 08:51

    Si nuk ju vjen turp qe mbaheni me lajme dixhitale keto jane lajme te rreme vetem per te denigruar njerzit Zoti Berisha nje porosi kam edhe per ju hiqni dore nga keto budallalleqe se do te te ndodhe si shprehja tek filmi zonja nga qyteti "do te mbahesh mend ne kete vend vetem per keto budallalleqe dhe do tju vije turp femijve e dhe niperve e mbesave kur tju kujtojne bemat tuaja prej sharlatani"

    Kavajsi03/06/2017 06:58

    Turp tju vi juve qe e mbroni..apo pretendoni te beheni sekretare e keti ordineri..

    Luani02/06/2017 17:05

    Mos u hidhroni shum per saliun por per keta ordinerat qe na helmuan me drog dhe tani duan dhe bashki turp per ju qe i mbroni nuk mbrohet far e keqe qe gjen strehim te edushka

    Berta02/06/2017 13:55

    Po po zoti Berisha. Republike te Re me qytetare dixhitale do beni si ju si Basha. Shikoni me mire , se jeni dhe ne moshe , gjeni nje vend per tu fshehur nga vetingu ! Ah se harrova , suksese kalamajve , "kandidateve per deputete" doja te thoja !

    Ermelinda Shehu02/06/2017 13:50

    Edhe sikur te jete e vertete qe ata njiheshin me perpara, kjo nuk do te thote se kane qene bashkepuntore dhe nuk e implikon Gentian Dajen ne asnje krim. Juve tju vije turp qe niseni nga hamendesimet e nje plaku te rrjedhur si doktori

    Altin Basha02/06/2017 13:44

    Qytetari dixhital nuk ndalet. Late nam me keto lajme skandaloze.

    Shto koment

    Denonco