I kërkuan të largohej, kreu i Ballit Kombëtar nuk tërhiqet nga gara për deputet

I kërkuan të largohej, kreu i Ballit Kombëtar nuk tërhiqet nga gara për deputet

15:41, 29/05/2017
A+ Aa A-

Kryesia e Ballit Kombëtar të degës së Vlorës i ka  bërë thirrje Adriatik Alimadhit që të tërhiqet nga gara për zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Sot Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat, i kërkon kandidatit të saj Adriatik Alimadhi të tërhiqet nga gara, pasi sipas tyre është e papranueshme që ai të jetë i pozicionuar në listë pas Vangjel Dules.

“Kryesia jonë duke analizuar dhe parë listën e kandidatëve për deputet në qarkun Vlorë nuk mund të pranojë renditjen e saj pas PBDNJ-së dhe z. Tahiri.

Duke ju referuar rezultateve në qarkun e Vlorës Partia Republikane e Mediut ka 1100 vota në vitin 2013 ndërsa ne kemi 3400 vota me gjithë vjedhjen e votave që na i bënë komisionerët dhe numëruesit e Partisë Demokratike sa na vodhën edhe mandatin e deputetit në vitin 2013”, shkruhet në letrën e kryesisë për Alimadhin.

Por burime pranë PD-së që edhe ka përpiluar listat, kanë bërë të ditur se kandidati Adriatik Alimadhi nuk do të tërhiqet nga gara edhe pse i është kërkuar një gjë e tillë nga dega e Vlorës.

Alimadhi do të vazhdojë fushatën e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

sali protopa 30/05/2017 11:52

bravo djema te ringjallim enverin armiku im eshte armik juaj.

Shto koment

Denonco