Ministri Demiraj takon ambasadorin e Britanisë, Duncan Norman

Ministri Demiraj takon ambasadorin e Britanisë, Duncan Norman

14:59, 29/05/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Duncan Norman. Ministri Demiraj i shprehu ambasadorit ngushëllimet më të sinqerta për aktin e rëndë terrorist që ndodhi në Manchester dhe mori jetën e 22 personave të pafajshëm.

Ministri shprehu solidaritetin dhe angazhimin e Shqipërisë dhe strukturave të Ministrisë së Brendshme në luftën kundër terrorizmit.

Ambasadori Norman nga ana e tij u shpreh se ngjarja e rëndë në Manchester tregoi nevojën për rritjen e përpjekjeve për bashkëpunim me intensive ndërkombëtar, veçanërisht në fushën e inteligjencës, në luftën kundër terrorizmit.

Ministri Demiraj diskutoi me ambasadorin edhe për prioritetet e tij  në krye të Ministrisë së Brendshme duke u përqendruar tek garantimi i një procesi të qetë dhe të sigurt zgjedhor, luftën pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kundër përdorimit të parave të trafikimit të drogës dhe blerjes së votës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leta29/05/2017 19:33

O Shefo!na rushb...e haram e ke.

Tironsi ne kategori te dyte29/05/2017 18:36

Leni takimet po vroj punen ti lale. Detyra jote eshte me siguru rend qetesi ene me kap bleresit e votave.

Shefi 29/05/2017 16:12

Ministri??? Ket e ka lone Saje Qorri me I Rujt zyren nja dy muaj.

Shto koment

Denonco