Këshilltari i Trump në fushatën e PD në Fier, elozhe për Bashën dhe Fatmir Mediun, kritikon Ramën

Këshilltari i Trump në fushatën e PD në Fier, elozhe për Bashën dhe Fatmir Mediun, kritikon Ramën

20:57, 28/05/2017
A+ Aa A-

Në fushatën elektorale të Partisë Demokratike që u zhvillua sonte në Fier, ishte edhe ish-kongresmeni amerikan dhe këshilltari i Presidentit Donald Trump për politikat e jashtme dhe sigurinë, Bob McEwen.

Me ftesë të republikanit Fatmir Mediu, ish-kongresmeni amerikan u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit dhe që vendi të ketë Kryeministër Lulzim Bashën.

Ai përmendi edhe samitin e NATO që u mbajt pak ditë më parë në Bruksel, ku ndodhej edhe Kryeministri Edi Rama si përfaqësues i Shqipërisë vend anëtar në NATO.

“Kryeministri i Shqipërisë ishte aty për të përfaqësuar Shqipërinë si vend i NATO. Ai nuk e mbështeti NATO-n por kanë qenë dy njerëz që kanë qenë të angazhuar për këtë vend; ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Dhe ne e dimë se në çfarë drejtim do ta drejtojnë Shqipërinë këta njerëz (Basha-Mediu). Dhe jeni ju që do merrni këtë drejtim. Ju do të vendosni që Shqipëria të shkojë përpara apo mbrapa.

E gjithë bota po e shikon Shqipërinë në çfarë drejtimi do të ecë. Është në limitet e saj. Ne e dimë sa i madh është ky vend. I dimë sa të mirë janë njerëzit e saj. Dhe ne duam që liderët e botës të mendojnë cili person do të përfaqësojë Shqipërinë, dhe ai është Lulzim Basha”, tha këshilltari i Presidentit Trump.

Bob McEwen ka lidhje të hershme me vendin tonë. Ai ka vizituar Shqipërinë në vitin 1991, kur shoqëronte Sekretarin e Shtetit të kohës, James Baker në vizitën e tij zyrtare, si dhe ka ndihmuar në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. /SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    labi29/05/2017 07:29

    jemi me ameriken dhe jo me rusine e rilindjes

    E verteta29/05/2017 00:38

    Po ky eshte vetem nje lobist. Ka marre ca para. Me trumpin anje lidhje.

    Shto koment

    Denonco