Ndarja nga jeta e Gjovalin Kadelit, ja mesazhi i ish-kryeministrit Berisha

Ndarja nga jeta e Gjovalin Kadelit, ja mesazhi i ish-kryeministrit Berisha

22:36, 26/05/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngushëlluar familjen e Gjovalin Kadelit për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre. Me një mesazh në Facebook, Berisha shkruan se iku një njeri shembullor.

Mesazhi i ish-kryeministrit Berisha:

Ngushëllim!

Të dashur miq, ndarja nga jeta para kohe nga një sëmundje e rëndë e deputetit Gjovalin Kadeli, është një lajm i hidhur për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij që humbën njeriun e tyre më të dashur, prindin, vëllain shembullor por dhe për të gjithë ata që e kanë njohur atë si dhe për Lezhën dhe parlamentin e vendit që humbën një përfaqësues dinjitoz.

Me këtë rast, duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes për humbjen e pakompensueshme, i lutem Zotit që shpirti i Gjovalinit të gjejë paqen e merituar! Ngushëllime!! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ferki Mitrovica 26/05/2017 23:42

I pafsha te hjith Tradhtart si Gjovalinin

Emil26/05/2017 22:53

Kur vdes robi,beheni burra te mire!kur eshte gjall doni ti nxirrni syte! Ceshtje Karakteri.

Shto koment

Denonco