Opozita e bashkuar në zgjedhje. Ka marrëveshje mes Bashës, Mediut dhe me Dukën

Opozita e bashkuar në zgjedhje. Ka marrëveshje mes Bashës, Mediut dhe me Dukën

20:26, 26/05/2017
A+ Aa A-

Është përfundimtare.

Partia Republikane edhe pse është regjistruar në KQZ gjatë ditës së sotme do të jetë pjesë e listave të PD-së.

Lajmi është bërë i ditur për SYRI.net nga burime të partive opozitare.

Siç mësohet në takimin e dytë që Basha ka bërë me kreun e PR-së, Fatmir Mediu, është  arritur edhe marrëveshja për të dalë nën një sigël, atë të PD.

Gjithashtu burimet nga selia blu kanë  bërë të ditur se pas negociatave të zgjatura, kryesisht biseda telefonike është arritur edhe marrëveshja me Partinë Agrare Ambientaliste.

Bëhet e ditur se Basha dhe Duka kanë arritur një marrëveshje mes tyre.

Ndërkaq nuk dihen ende detajet e marrëveshjeve dhe se si do të jenë të përfaqësuar në listat e PD-së, si PR-ja ashtu edhe PAA-ja.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari26/05/2017 22:59

Shpreh keqardhje te thelle per mosperfshirjen e pabeste te K. Spahiut ne listat e PD perkrah aleateve te tjere te cadres se lirise. AKZ e Spahiut ka me teper votues se sa LZHK e D. Shehit apo e Nard Ndokes madje edhe me teper se republikanet e f. Mediut. Nese Basha nuk e rikthen vendimin e tij per te lene jashte Kreshnik Spahiun atehere kjo do te kete kosto te rende per opoziten ne pergjithesi dhe PD-ne ne vecanti. Pas Bashes me moshen me te re dhe me me teper vlera midis politikaneve te opozites vjen Kreshnik Spahiu. Lenia jashte e Spahiut do te demtoje rende opoziten. Ky do te jete gabimi fatal i Bashes dhe nje pabesi e trishtuar ndaj Spahiut. Nuk e besoja kurre qe Basha te ishte i pabese. Si duket biseda me Ramen e paska infektuar rende.

nuri26/05/2017 20:52

Me Mediun nud do kemi Republike te Re por Republike Narko Trafikut Blu.

Shto koment

Denonco