Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

SHBA rikthehet në Ballkan/ Pence ftesë Vuçiç, Yee konsideron Ramën provokator

SHBA rikthehet në Ballkan/ Pence ftesë Vuçiç, Yee konsideron Ramën provokator

12:57, 25/05/2017
A+ Aa A-

Turi ballkanik i zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee nuk ka përfunduar. Ai ndodhet në Serbi në një vizitë që është komentuar shumë nga mediat vendase. Në një intervistë për “European Western Balkans” dhe “Tanjug”, Yee nuk ka dhënë shumë hollësi rreth vizitës, por presidenti i Zgjedhur, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se zyrtari amerikan ka dorëzuar ndër të tjera një ftesë të zv.presidentit amerikan Mike Pence për Vuçiç që të vizitojë SHBA.

Intervista paraqet interes, pasi Yee preferon të flasë për rajonin si të tërë, Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar kështu një lloj rikthimi vëmendjeje të SHBA-së në një zonë që ishte lënë disi jashtë dore. Përpjekjet për destabilizim nuk kanë munguar, por turi i zyrtarit në fjalë duket se ka qetësuar ujërat. Rusia mbetet në perceptimin amerikan kërcënim, me kundërshtimin e vet ndaj anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe me iniciativat për dominuar në planin energjetik. Duket se SHBA mbetet e interesuar që Serbia të ruajë të paktën atë neutralitet për të cilin foli pak ditë më parë Vuçiç, raporton Respublika.

“Ne kuptojmë historinë e gjatë të marrëdhënieve të ngushta mes Serbisë dhe Rusisë dhe sigurisht që ne nuk po përpiqemi të hyjmë mes tyre. Mesazhi ynë për Serbinë është se ajo ka nevojë të jetë vigjilente dhe të kuptojë çfarë po përpiqet Rusia të bëjë, se pse ajo p.sh dëshiron të krijojë të ashtuquajturën “Qendër Humanitare” në Nish. Mendoj se po shohim qartë përpjekje të Rusisë për të ndalur vendet që të ndjekin strategjitë e tyre nacionale, qofshin këto për integrimin në BE, apo në NATO, apo edhe thjesht që të kenë burime të diversifikuara energjetike”, tha ai.  

Ai është pyetur edhe për deklarimet nacionaliste si ato për Shqipërinë e Madhe, bërë nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi, nën terma të tjerë. Përgjigja e Yee hedh dritë mbi faktin se deklarime të tilla janë toleruar pasi ato janë qartazi vetëm retorikë dhe se sipas tij, pas tyre nuk qëndron ndonjë politikë e vërtetë.

“Së pari nuk besoj se ka ndonjë lëvizje serioze për Shqipërinë e Madhe apo ndonjë dëshirë nga popullsia shqiptare qoftë në Maqedoni, Mal të Zi, apo edhe në Shqipëri që në njëfarë mënyre të bëhet një vend I ri, lëvizje apo forcë e re në Ballkanin Perëndimor. Politika zyrtare - dhe besoj është e sinqertë - e partive politike në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri është integrimi në BE, anëtarësimi në NATO, mundësisht si pjesë e vendeve ku jetojnë aktualisht, pa ndryshim kufijsh…E di që ka patur retorikë, ne mendojmë provocative dhe e papërgjegjshme, nga disa politikanë në rajon që nuk kanë qenë konstruktive dhe që kanë krijuar dyshime.

Ne e marrim me mend se gjatë fushatë elektorale ka disa qëndrime dhe slogane që nuk duhen nxjerrë nga konteksti. Jo për t’I justifikuar pasi ne kemi shprehur qëndrimin tonë kundër retorikave të tilla, publikisht dhe privatisht…Në themel mendoj se në Ballkanin Perëndimor ka një dëshirë të vërtetë të qytetarëve në të gjitha vendet që të ecin më shpejt drejt integrimit me Europën…”, tha Yee.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery25/05/2017 14:02

" Qendra humanitare " ruse ne qytetin e Nishit , kazerma ushtarske ne Kraljeve per trajnimin e serbeve per luftes teroriste ne Siri , Irak e Afganistan ku , serbet ndryshojne emruar e tyre nga sllav ne mysliman, mesojne doket dhe zakonet myslimane dhe mesojne rrjedheshem gjuhen shqipe tashe e 15 vite , sikur rasti i Boban Simounoviq (alias Avdurrahman), serb i lindur ne Dortmund te Gjermanise i cili kishte lidhje me shume persona -terorist , u preken ne takimin e z.Bria Hoyt Yee me presidentin e ardheshem serb Vuciq ..?

Shto koment

Denonco