'Çfarë na duhen 140 deputetë?!'

'Çfarë na duhen 140 deputetë?!'

07:16, 25/05/2017
A+ Aa A-

Akademiku Artan Fuga ka trajtuar me shqetësim sot, duke e parë si problem, numrin e madh të deputetëve në Shqipëri. Në opinionin e ditës, me nota ironike e sarkastike, që e ka titulluar "Pak arithmetikë e klasës së dytë fillore," Fuga shprehet:

Edhe për vetingun si ndodhi, edhe për qeverinë e re, edhe për raste të tjera, nuk kuptoj se çfarë na duhen 140 deputetë, kur vendimet merren nga katër, ja pesë, hajde e shumta gjashtë persona - kyc?

Imagjino sa kandidojnë! Me mijra! Gjithë ato burra dhe gra që çakërdisen duke premtuar, se unë kështu, unë ashtu, unë do bëj këtë se unë do bëj atë, se unë jam filani i biri i filanit, se unë të kam bërë nder e unë të kam xhan, lëpirje, larje, shplarje një muaj a dy a tre muaj pa fund. Fotografi duke parë lart në qiell, duke na parë nga lart ne poshtë, me kostume të reja, mblidh lekë andej e këndej.

Se edhe ne për listat votojmë, pra për kryetarët.

Mos lodhemi kot duke zgjedhur gjithë këta, harxhojmë lekët e buxhetit kotnasikoti, krijojmë një mekanizëm të fryrë që lëviz si një rinnoceront i mbetur në baltë, japim pritshmëri kot te populli, fusim në siklet për muaj të tërë mijra vetë që i sulen karriges të deputetIt? U lemerisën ciliminjtë mo!

Pse nuk e bëjmë fushatën thjesht pesë ditë dhe kaq.

Pse nuk zgjedhim nja pesë a gjashtë veta, ja trembëdhjetë e shumta sa ishte byroja politike e kohës së qepës, dhe rrimë rehat! Ata të pestë pastaj të marrin ata që duan në Kuvend. Pse na lodhin kot mo!

Llafe, llafe, llafe! Pse na lodhni kot veshët. Këtu llafet i merr era, dhe nuk kapet këtu burri pas llafit...

Ore mos jemi çmendur kolektivisht ne dhe kjo na pengon t'i shohim gjërat thjesht fare sikurse janë në të vërtetë? Kështu si i kanë bërë, ç'i duam zgjedhjet kot fare?

Trembëdhjeta mesa di nga arithmetika e klasës së dytë është më e madhe sesa gjashta, madje shumë më e madhe edhe gjashta sesa treshi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bilbil 25/05/2017 10:58

Po, e drejte POOOR, pse ne kete cast ky turbullim kur votuesi ka nevoje per qartesi?!

osumi25/05/2017 10:39

E ke qare professor, por kujt I thua keta as degjojne as shikojne. Mjere disa nga ne qe kuptojme lum budallenjte qe jane ne autobus

Rei25/05/2017 09:15

Shkruaj sa te mundesh o profesor FUGA per sa kohe ne do te votojme politikanet-biznesmene te tille te tilla ligje do te votojme ata qe parlamenti te kete 200 e jo 140 deputete-injorante ligjvenesa interesi

Daj Jaku25/05/2017 08:57

Keni të drejtë si gjithmonë Profesor. Në një koment të kaluar jam shprehur për këtë çështjen e numrit, do mjaftonin nja dy të PD, nja dy të PS, një i LSI, një Çam, një Grek, një i "pavarur i shoqërisë civile" dhe në fund duhet edhe një që të bëjë ndonjë punë.

Rei25/05/2017 08:07

Per te vjedhur dhe per te bere ligje te paditurit

Rei25/05/2017 08:03

Miremengjesi.Ben sh mire qe shkruan o profesor Fuga dhe ne qe i lexojme shkrimet tuaja kemi plot cfare te mesojme por politikanet-biznesmene se cajne koken fare tallen .Skemi cf tu beje aq dine u jane veshur syte nga hajdutlleku

tosi25/05/2017 07:56

per te tall b.... me kete popull dele

landi25/05/2017 07:54

I madhe profesor Fuga

Shto koment

Denonco