Gjiknuri reagon për vdekjen e drejtorit të OSHEE Vlorë: Humbëm një nga drejtuesit më të mirë

Gjiknuri reagon për vdekjen e drejtorit të OSHEE Vlorë: Humbëm një nga drejtuesit më të mirë

23:11, 24/05/2017
A+ Aa A-

Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri ka reaguar për vrasjen e drejtorit të OSHEE në Vlorë Roland Saliu.

Në një status në facebook, Gjiknuri i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimës dhe thotë se OSHEE humbi një nga drejtuesit më të mirë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike te mikut dhe bashkëpunëtorit të shkëlqyer Roland Saliu. Ngushëllimet më të thella për familjen, bashkëshorten Olën dhe tre fëmijët, të cilët humbën tragjikisht njeriun e tyre më të dashur. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike humbi një prej drejtuesve më të përkushtuar.

Qyteti i Vlorës humbi njeriun që u përpoq çdo ditë të jetës së tij ti shërbente qytetarëve. Lutjet shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japë forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre! Lamtumirë i dashur Landi”, shkruan Gjiknuri në Facebook.

Roland Suli humbi jetën aksidentalisht në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal të Vlorës, ku i vdekur mbeti edhe shënjestra Erven Hysenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xin fu25/05/2017 00:25

oouuu'!!!! po i ndjeri sikur ishte akuzuar dhe arrestuar per korrupsion ne 2008 !? paska qene kaq i mbare per ministrin thua?

Niko24/05/2017 23:38

damian je Karagjoz i pacipe, legen, burre pabythe.

Shto koment

Denonco