Ilir Meta: Unë jam Ronaldo, por shiritin e kapitenit ia kam dhënë Vasilit

Ilir Meta: Unë jam Ronaldo, por shiritin e kapitenit ia kam dhënë Vasilit

22:08, 24/05/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Kuvendit dhe ish-kryetari i LSI Ilir Meta e ka krahasuar veten me futbollistin portugez Cristiano Ronaldo, sa i përket tashmë rolit të tij në partinë që ai krijoi.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Meta tha se do të vazhdojë të angazhohet në fushatë për LSI-në deri në mes të korrikut, kur merr zyrtarisht edhe detyrën e Presidentit.

I pyetur nga gazetarja se si do të ndikojë tek LSI largimi i Ilir Metës si kryetar, ai përmendi finalen e Europianit 2016, Portugali-Francë kur në minutat e fundit doli nga loja kapiteni portugez dhe lojtari kryesor Cristiano Ronaldo për shkak se u dëmtua.

E megjithëse u largua nga fusha e lojës, Portugalia fitoi kampionatin evropian.

Në këtë mënyrë, Meta ka krahasuar veten me Ronaldon, duke thënë se ai nuk është larguar, por i ka kaluar shiritin e kapitenit Petrit Vasilit. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rei25/05/2017 11:10

Sa mire qe jemi ne nje ekip

Shto koment

Denonco