Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Meta i përgjigjet Berishës: E vërteta për hyrjen e LSI në zgjedhje pa opozitën

Meta i përgjigjet Berishës: E vërteta për hyrjen e LSI në zgjedhje pa opozitën

22:02, 24/05/2017
A+ Aa A-

Ish kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka folur për deklaratat e ish kryeministrit Sali Berisha një ditë më parë. Berisha tha se e dinte që LSI do të hynte në zgjedhje edhe pa opozitën, pavarësisht se fillimisht Meta deklaronte të kundërtën.

Ndërsa Meta, u shpreh sot se LSI, gjithmonë ka përkrahur zgjedhjet në të cilat pjesëmarrëse do të ishte edhe opozita.

Në emisionin “Studio e Hapur”, Meta u shpreh se ka pasur komunikime me Bashën, Ramën dhe Berishën, duke ndjekur situatën si kryetar i Kuvendit dhe President i zgjedhur. Me është kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që të jap mesazhet e duhura të Basha dhe Berisha, vijoi ai.

Meta shtoi se gjatë komunikimeve me ish kreun e PD-së dhe kryetarin aktual, ia ka bërë të qartë që i “përkrahim çështjet që kanë të drejtë si për luftën kundër drogës, dekriminalizmit dhe çështje të tjera”.

Por LSI do të përkrahë gjithmonë zgjedhje me opozitën, theksoi ai.

“Si mendoni se po mos të kisha pranuar postin e Presidentit dhe nëse do të digjeshin edhe dy raundet e tjera vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme, do kishim zgjedhje pa opozitën dhe vendi do ishte në krizë. Apo në rast se s’do të regjistroheshin në zgjedhje? Prapë do kishte krizë”.

Asnjëherë s’kam menduar se vendi do të shkojë në zgjedhje pa opozitën, ka vijuar Meta.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tosi25/05/2017 10:45

po pse nuk pati kandidatura te tjera per president por u ngulmua vetem te e metes.pervec kesaj shumicen e kishte ps dhe presidenti normalisht qe i takonte asaj.por e deshe vete o hajdut me cizme dhe si shkembim pranove futjen ne zgjedhje.po vendimin si kryesi per mos te marre pjese ne zgjedhje pa opoziten pse e grise o kokelope

Shaba24/05/2017 22:28

Nuk te mora vesh fare se cfare the. Fole shume por nuk the asgje. Thua qe vendi nuk shkon ne zgjedhje pa opoziten dhe vete jo vetem qe u regjistrove por fillove fushaten si kryeministri i ardhshem i vendit. Tani po flet me fjalet e amerikanit Yee sikur i ke thene ti. Ke pare enderr o ditezi, sikur ne vend te Yee ishe ti????

Shto koment

Denonco