Atentati mafioz në Vlorë, ish-Kryeministri Berisha: Ky është narko-shteti i Noriegës

Atentati mafioz në Vlorë, ish-Kryeministri Berisha: Ky është narko-shteti i Noriegës

21:32, 24/05/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër për atentatin mafioz në Vlorë ku humbën jetën dy persona, njëri prej të cilëve aksidentalisht.

Në një status në facebook, Berisha shkruan se ky është narko-shteti i Noriegës, duke iu referuar Kryeministrit Edi Rama.

Në këtë atentat mbetën të vdekur pronari i televizionit “Vlora Channel” Erven Hyseni dhe drejtori i OSHEE Vlorë Roland Saliu.

Berisha sjell në vëmendje edhe sasi prej rreth 1 ton që u kap mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Tronditet Vlora!
Bilanci i sotem i narko-shtetit te Norieges:

- ekzekutohen ne Sheshin e Flamurit ne nje atentat mafioz, drejtori i OSHEE dhe 
pronari i nje televizioni lokal.
- ekzekutoret, sipas rregullit ikin ne drejtim te panjohur.
- Kapet dhe nje ton kanabis!

Te bashkohemi te gjithe kunder narko-shtetit te Norieges! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta25/05/2017 08:21

....narkoshteti me te cilin ju bete marreveshje qeverisese......

Shto koment

Denonco