Financimi i partive - Hapet gara për auditët që do monitorojnë shpenzimet e fushatës, 2 ditë afat

Financimi i partive - Hapet gara për auditët që do monitorojnë shpenzimet e fushatës, 2 ditë afat

20:00, 24/05/2017
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinisur procesin e administrimit të zgjedhjeve parlamentare.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha deklaroi sot se do të nisë pranimi i dokumenteve për ekspertë kontabël që do të mbikëqyrin faturat e shpenzimeve të partive politike.

KQZ fton ekspertët kontabël të licensuar, “që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për monitorimin e fushatës zgjedhore të partive politike, brenda dy ditëve”.

"Ligji nr.90/2017, i miratuar 48 orë më parë, ka përcaktuar se, KQZ jo më vonë se dita e fillimit të fushatës zgjedhore, që është data 26 Maj, emëron me short një numër të mjaftueshëm ekspertësh financiar për të kryer monitorimin e fushatës zgjedhore të partive politike, duke përfshirë aktivitetet, veprimtaritë dhe materialet e përdorura prej tyre gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 25 qershor 2017", tha ajo.

“Ndërkohe që bazuar në rëndësinë e veçantë të financimit të partive politike gjatë fushatës zgjedhore, dhe kohën e kufizuar që KQZ ka në dispozicion për emërimin e ekspertëve kontabël, i bëjmë apel ekspertëve kontabël të licensuar, që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për monitorimin e fushatës zgjedhore të partive politike, brenda dy ditëve. Ekspertët kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet, të plotësojnë edhe kriteret e përcaktuara në Udhëzimin e KQZ-së”, vijoi Hoxha.

Auditët e interesuar të dorëzojnë pranë KQZ-së:

-Kërkesë aplikimi;

-Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipërcituara.

Pas shfaqjes së interesit nga ekspertët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë monitorimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga çdo parti politike gjatë fushatës zgjedhore.

“Janë të lutur të gjithë ekspertët kontabël të cilët plotësojnë kriteret, të aplikojnë pranë KQZ-së dhe të japin kontributin e tyre në realizimin e kësaj detyre të përbashkët që na ngarkon ligji”, tha Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco