Pas marrëveshjes nis sherri, PS sulmon: Basha mbylli çadrën për ca poste në qeveri

Pas marrëveshjes nis sherri, PS sulmon: Basha mbylli çadrën për ca poste në qeveri

19:06, 24/05/2017
A+ Aa A-

Pas akuzave të Lulzim Bashës, ka reaguar Partia Socialiste që përmes një deklarate për mediat sulmon kreun e opozitës.

Në reagimin e saj, PS thotë se Basha mbylli çadrën e protestës opozitare për disa poste në qeveri.

“Pasi mbylli çadrën për ca poste qeveritare, Z. Basha po përpiqet tani të na mbushë mendjen se ka hallin e qytetarëve dhe problemeve të tyre. Ata që kundërshtuan dhe humbën me vetting-un, do të humbin gjithashtu në betejën për të fituar zemrat e shqiptarëve. Ata që luftuan për Vetting-un dhe fituan do të fitojne edhe betejën gjatë katër viteve të ardhshme për më shumë vende të reja dhe dinjitoze pune”, thuhet në reagimin e PS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ferki Mitrovica24/05/2017 20:33

Po menduat se PPSH e don Pluralizmin apo u hutuat jo mo Bijt e Miladin Popovicit monizmi ne shqipri ka Ngordh

Shto koment

Denonco