Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Gazetari Ylli Rakipi: Ju tregoj frikën e Ilir Metës

Gazetari Ylli Rakipi: Ju tregoj frikën e Ilir Metës

18:41, 24/05/2017
A+ Aa A-

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” Ylli Rakipi është shprehur se LSI nuk mund të konsiderohet partia e vogël, pasi gjithmonë ka vendosur se në cilën anë do të jetë pushteti.

Duke folur nga studio e “News24” për marrëveshjen Rama-Basha dhe zgjedhjet e 25 qershorit, Rakipi ka treguar edhe se çfarë i frikësohet Ilir Meta.

“Varet kë quani parti të vogël, se LSI nuk është parti e vogël. Në fakt të gjitha partitë e vogla janë paterica. Por LSI ka vendosur ku do jetë pushteti. Pra sado të ketë përpjekje për ta minimizuar , LSI ka dalë jashtë kornizës së patericës. Ilir Meta i trembet një koalicioni të mundshëm PS-PD. Vështirë të themi se çfarë do ndodhë, por PS-PD e kanë ndarë Shqipërinë ne copa”, tha Ylli Rakipi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ali Baba24/05/2017 19:39

Ilir meta e ka vendin ne burg, ate ka frike ai, te tjerat jane kot sa per te heq vemendjen

Shto koment

Denonco