Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ministri i ri Dritan Demiraj takohet me krerët e Policisë, ja ç'u kërkoi

Ministri i ri Dritan Demiraj takohet me krerët e Policisë, ja ç'u kërkoi

14:19, 24/05/2017
A+ Aa A-

Ministri i ri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka zhvilluar një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku përcolli disa mesazhe dhe shpalosi prioritetet kryesore të mandatit të tij.

Gjatë takimit Demiraj ka theksuar tre prioritetet:

- Garantimi i një procesi zgjedhor me standarde të larta profesionale nga ana e Policisë së Shtetit. Mospjesëmarrja dhe mos përfshirja e Policisë së Shtetit në aktivitetet e partive politike dhe fushatës zgjedhore, si një prioritet madhor. Përkushtimi i çdo strukture policore në të gjithë Shqipërinë për të zbatuar me përpikëri misionin kushtetues, ligjin për Policinë e Shtetit dhe Kodin Penal. 

Ministri nënvizoi se cilido person me uniformë dhe pa uniformë pjesë e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që përshihet në fushata duke shkelur parimet kushtetuese dhe ligjet që garantojnë procesin zgjedhor, do të mbajë përgjegjësi administrative dhe penale me largim nga detyra dhe ndjekje penale. ‘Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike është vepër penale dhe dënohet me burgim’, u shpreh ai.

    Çështja tjetër që Ministri Demiraj e trajtoi me shumë vëmendje ishte:

    - Ashpërsimi i luftës kundër kanabisit në çdo pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë. Ministri tha se duhet të vijojë intensifikimi në luftën ndaj fenomenit, sidomos në parandalimin e saj në mbjellje apo kultivim. ‘Kontrolli i territorit është detyrë që çdo individ me uniformë policore duhet të angazhohet maksimalisht. Çdo tolerim ndaj këtij fenomeni do të penalizohet rreptësisht. I gjithë zinxhiri drejtues i policisë së shtetit do të mbajë përgjegjësi sipas përcaktimeve të ligjit’, tha ai.

    -Ministri u ndalua edhe tek forcimi i sigurisë dhe rendit publik gjatë sezonit turistik. Demiraj kërkoi angazhim maksimal nga Policia e Shtetit për të garantuar rendin dhe qetësinë publike gjatë këtij sezoni veror dhe një përqendrim të veçantë në drejtim të parandalimit të aksidenteve dhe  përmirësimit të qarkullimit rrugor.

    Ministri i Punëve të Brendshme Demiraj garantoi mbështetjen e tij edhe për modernizimin e reparteve të policisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    De oppresso liber24/05/2017 19:02

    Me lejoni tju jap nji keshille miqesore si pjestar i forcave speciale per 10 vite dhe si i djathte i thekur qe jam po kur shoh te tille barbona si tan demiri me vjen per te vjellle dhe me besoni si une ka sh.ky tipi qe shikoni ketu e drejtoi repartin vetem per interesat e tij te ngushta vodhi tendera qindra milioneshe se bashku me vellain e rusmailit ne ate koh minister drejtesie elementet me te mire me dhjetra operatore speciale iken nga reparti sepse nuk e duronin ate qe bente ky don kishot me flet per 7 misione kur ka bere vetem 1 kurse qe kurr nuk i kabere dekorata qe ka lobuar dhe paguar tepamerituara nje njeri fallco.......ect ect ect ect

    De oppresso liber24/05/2017 18:59

    O syri me lejoni tju jap nji keshille miqesore si pjestar i forcave speciale per 10 vite dhe si i djathte i thekur qe jam po kur shoh te tille barbona si tan demiri me vjen per te vjellle dhe me besoni si une ka sh.ky tipi qe shikoni ketu e drejtoi repartin vetem per interesat e tij te ngushta vodhi tendera qindra milioneshe se bashku me vellain e rusmailit ne ate koh minister drejtesie elementet me te mire me dhjetra operatore speciale iken nga reparti sepse nuk e duronin ate qe bente ky don kishot me flet per 7 misione kur ka bere vetem 1 kurse qe kurr nuk i kabere dekorata qe ka lobuar dhe paguar te merituara nje njeri fallco.......ect ect ect ect

    Shto koment

    Denonco