FOTO e numrit 2 të `Rilindjes`, Ruçi, në  muzeun e torturave të Sigurimit, inauguruar nga Rama

FOTO e numrit 2 të `Rilindjes`, Ruçi, në muzeun e torturave të Sigurimit, inauguruar nga Rama

12:49, 24/05/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama dje inauguroi muzeun e “Shtëpisë së Gjetheve”, i cili ka risjellë në kujtesën e shqiptarëve shtëpinë nga e cila përgjoheshin dhe ku përdoreshin tortura speciale kundër kundërshtarëve politik në kohën e diktaturës.

Një nga objektet e ekspozuara është edhe një foto që pasqyron hierarkinë e ministrave të Brendshëm, që drejtonin këtë shtëpi torturash.

  “Piramida e varësisë partiake dhe administrative”, shkruhet në këtë fotografi në majë të së cilës qëndron Enver Hoxha dhe më poshtë emra famëkeq si Mehmet Shehu, Feçor Shehu, Aredin Shyti, Hekuran Isai, Simon Stefani, Ramiz Alia dhe Gramoz Ruçi.

“Për shumëkënd për fat të keq këto hapësira janë si rikthim i errësirës, ndërsa për mua hedhja e dritës në këto errësira është ushqimi i shpresës që lidhet me plotësimin e vrimave të zeza të kujtesës sonë kolektive dhe të gjithsecilit”, tha Rama gjatë këtij inaugurimi ku natyrisht mungonte Gramoz Ruçi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    cimi25/05/2017 14:17

    pse postoni vetem komente partiake ??

    Korabi25/05/2017 08:38

    Mungon edhe Kristaq Rama .A firmosi per pushkatimin e Havzi Neles?

    Rita.24/05/2017 16:52

    Per shtepine e gjetheve ama e ka mbajtur premtimin. Nuk na hyjne ne Pune ato kujtime te tmershme 100 vjet para. Tani duam te jetojme shoku Edvin....

    HERMES24/05/2017 16:50

    Trapanot i ka gjet ke punishtja drunit e i nxjerr ne muze si vegla torture, nfakt per torture eshte perdor çdo gje qe tvret, por kto qenkan koleksjon antik trapanash.

    Agimi24/05/2017 15:44

    Po si e mban ne parti kete gjakatar o kryetar i PPSH?

    landi24/05/2017 15:12

    Tani shkoni jepin voten deleeee keta meritoni

    Shto koment

    Denonco