EKSKLUZIVE/ Rama ‘vajton’ para aleatëve: Me falni, jam i pa eksperiencë. Shpenzimet i kam unë

EKSKLUZIVE/ Rama ‘vajton’ para aleatëve: Me falni, jam i pa eksperiencë. Shpenzimet i kam unë

12:53, 24/05/2017
A+ Aa A-

Kreu i PS-së Edi Rama duket se është ngushtë. Sot ka mbledhur disa prej partive të vogla në selinë rozë duke u kërkuar falje që nuk e kishte zbatuar marrëveshjen me ta, duke u shprehur se ‘ishte i paeksperiencë’.

SYRI.net ka zbardhur një pjesë të bisedës që Edi Rama ka pasur me aletatët e tij të vegjël, ose më saktë disa prej tyre. Burime brenda takimit të zhvilluar paraditen e sotme me partitë e vogla, aleate të PS, Rama u ka kërkuar ndjesë atyre duke u thënë se ‘nuk ka pasur mundësi për arsye teknike, dhe mungese eksperience për të respektuar marrëveshjen me ta’.

Këtu vjen rasti të kujtojmë se me marrëveshjen e bërë në vitin 2013, Rama u kishte premtuar se partitë që do të merrnin me shumë se 10 mijë vota, do të përfaqësohen në nivele të ndryshme, duke nisur nga drejtorë drejtorish deri tek zv/ ministra. I vetmi i vlerësuar në këtë rast ka qenë Petri Koçi.

Gjithashtu, sipas të njëjtit burim SYRI.net ka mësuar se Rama u ka kërkuar partive të vogla që të punojnë në zona ku ata kanë influence dhe të kërkojnë votat vetëm për PS-në që të arrihet numri 71 i deputetëve me qëllim që PS të qeverisë e vetme.

Duke qenë në panik për arritjen e këtij numri Edi Rama i ka bërë të njëjtën ofertë partive që kanë qenë pjesëmarrëse, e duke i siguruar ata se ëdo shpenzim që do të ju duhet gjatë kësaj fushate do mbulohet nga Partia Socialiste. Në këtë takim ishin vetëm Petro Koçi, Gjergj Koja dhe Idajet Beqiri, ndërsa mungonin aleatët e PS-së sikurse janë Spartak Ngjela, Paskal Milo dhe Skënder Gjinushi të cilët kanë deklaruar veten kundër kësaj mënyre dhe marrëveshje të kërkuar nga Edi Rama.

I çuditshme fakti që në këtë kohë fushate Rama u kthehet premtimeve të vjetra. PS nuk e respektoi marrëveshjen kur ata kishin vota me siglën e tyre, por tani si do ti vlerësohet kontributi kur ata do marrin vota nga vetë PS-ja?

/SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fatmir25/05/2017 09:31

Po ti mor Kristi duket se dhe vete ke probleme me normalitetin.....qe je kunder Edi Rames e PS duket qarte po habitem cdo ne portalet e tyre apo nuk punohet ndryshe per Lul Bashen....te uroj shendet e jete me Partine tende...

pp24/05/2017 19:01

Petro koci nuk del vetem se ka parti fantazem. Amerika 2 parti Te medha dhe 2 vogla kurse Tek ne nuk numurohen.. Te rritet pragu se na moren mendjen.

Trapi24/05/2017 19:01

Pa le ky Milua, ky po, ka parti jo shaka. Si sI vjen turp e nxjer suratin ne televizor. Ky me gjinushin e me "kryetaret" e tjere te partickave shemtaraqe.

Luan collaku24/05/2017 16:50

Nuk e kuptoj, çfar partie dhe elektorati ka Petro K.!?

altini24/05/2017 16:09

Po ky ka thene se i merr vete 71 mandate, ne mos me shume se ka punuar per vendin. Pse u lepihet partickave per disa qindra vota???

Krist24/05/2017 13:58

nJERI KAQ I PATURP,NUK QUHET NORMAL.Edhe nuk ka mbajt premtimet,pra i genjeu,edhe u kerkon te perserisin te njenjten gje,Por edhee ata qe u genjyen,shume legena jane treguar.I shkonin mbrapa,e prisnin mos u hidhte ndonje cope.....

astriti24/05/2017 13:06

do ta falin ata...komunistat edhe kur i pushkatonte partia, thoshin "te rroje partia"...

Ceni24/05/2017 13:04

Rama kujton se ka Musa Ulqinin perpara e mund te vazhdoje te mashtroje.

Shto koment

Denonco