Berisha: Në listat e kandidatëve të PS ishin 31 të inkriminuar

Berisha: Në listat e kandidatëve të PS ishin 31 të inkriminuar

23:10, 23/05/2017
A+ Aa A-

Në listat e kandidatëve të shpallura nga Partia Socialiste pak javë më parë, ka patur 31 persona të inkriminuar.

Kështu ka deklaruar ish-Kryeministri Sali Berisha në emisionin “Studio e Hapur” në News24.

Ai sqaroi gjithashtu se nuk ka dijeni nëse në listat e reja të kandidatëve të PS janë hequr personat e inkriminuar.

“Rama nuk e meriton të jetë në Kuvend. Ka një problem me listat. Në listat që shpalli ishin 31 të inkriminuar. Se çka bërë se di. Prokurori i Përgjithshëm tha se ja kontrollova listën dhe i ka heq. Tani do shoh listën e re i ka hequr apo s’i ka hequr. Ishin lule ata që ikën me këta që vinin”, tha ish-Kryeministri Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/05/2017 23:47

Po pse vetëm 31? Ato janë që të gjithë njëlloj, të një stampe, veçse nuk kanë arritur të inkriminohen të gjithë. Përse nuk gjuajnë gurin asnjëri. Kush është pa mëkate të gjuajë gurin i pari.

Shto koment

Denonco