Pakti PS-PD penalizon aleatët? Berisha: Ndaj tyre do të respektojmë kodin moral

Pakti PS-PD penalizon aleatët? Berisha: Ndaj tyre do të respektojmë kodin moral

22:36, 23/05/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Berisha ka shuar zërat se marrëveshja e re Rama-Basha penalizon partitë e vogla për shkak të mos’hyrjes në zgjedhje me koalicione. Sa i përket partive të vogla të majta, Berisha tha se ato kanë pasur mundësinë që të hynin në koalicion me PS-në gjatë afatit kushtetues, por nuk kanë dashur dhe kjo ishte zgjedhja e tyre.

Sa i përket aleatëve të Bashës, ish-kryeministri Berisha theksoi se pavarësisht që nuk kanë hyrë në koalicion me PD, nuk do të penalizohen por ndaj tyre do të ndiqet një kod moral për shkak të besnikërisë së tyre.

“Siç qëndruan besnikërisht 3 muaj në protestë, PD duhet t’u qëndrojë luajalisht atyre. Ka një kod moral. Unë uroj që edhe z.Basha është duke iu përmbajtur kodit moral, dhe ndaj aleatëve duhet të kemi luajalitet. Secilit prej tyre Edi Rama ishte i gatshëm t’i joshte 1 milionë Euro, por kanë mbatur qëndrime të shkëlqyera dhe ata meritojnë vlerësime”, u shpreh Berisha në emisionin “Studio e Hapur” në News24.

Në këtë aspekt, mundësia e vetme është që kryetarët e partive të vogla opozitare do të regjistrohen si kandidatë në listat e Partisë Demokratike. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco