Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Berisha rrëfen prapaskenat/ Kush e detyroi Ramën dhe Bashën për marrëveshjen

Berisha rrëfen prapaskenat/ Kush e detyroi Ramën dhe Bashën për marrëveshjen

21:50, 23/05/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer hapur se ishte qeveria amerikane ajo që detyroi kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha për të gjetur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike. Në studion e Eni Vasilit në News24, Berisha tha hapur se ishte zv.sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee që bindi Ramën dhe Bashën.  

“Ndikim për marrëveshjen pati përfaqësuesi i qeverisë amerikane, Hoyt Yee. Tek të dyja palët. Zotëria thelbin e tha te mediat. Pasi ua tha juve na e tha dhe neve. Ai tha: “Ne i njohim opozitës denoncimin drogës dhe korrupsionit, por ne nuk jemi të bindur te motivet e opozitës për bojkotin e zgjedhjeve”.

Ky shtroi këtë platformë. Bazuar në këtë platformë u takua me Ramën. Bazuar në këtë platformë i tha Ramës se opozita ka arsye të saj për zgjedhjet dhe ti duhet të gjesh marrëveshje. U takua me Lulzim Bashën dhe i tha “Ti’ njohim çfarë ke bërë, por jo këtë të zgjedhjeve” – tha Berisha.

“Yee ndenji 90 minuta me Ramën. Pastaj u takua me Bashën. Foli dhe me mua në telefon. Kur opozita deklaroi se do ta pranonte këtë marrëveshje. Kjo e kapi Ramën në befasi.

Çfarë ndodhi nga takimi i Elbasanit deri në takimin e partive të vogla nuk keni për ta marrë vesh. Për t’i bërë presion një qeverie “që nuk t’i njoh zgjedhjet” është e lehtë. Edi Rama kur kaloi tunelin e Elbasanit sikur kaloi ylberin. Sepse në fillim ai i çonte SMS Metës dhe Idrizit të mos shkonin dhe në fund shkoi vetë të gjente marrëveshjen”- tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco