VIDEO-FOTO/ Momenti kur Berisha i jep Blushit leksione dashurie dhe e duartroket gjithë Parlamenti

VIDEO-FOTO/ Momenti kur Berisha i jep Blushit leksione dashurie dhe e duartroket gjithë Parlamenti

23:41, 22/05/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë disa leksione mbi dashurinë dhe xhelozinë deputetit të LIBRA-s Ben Blushi gjatë seancës së sotme parlamentare.

Video dhe fotot e mëposhtme tregojnë momentet gjatë fjalës së Berishës, i cili i drejtohet si mjek Ben Blushit.

Fjalim që shkaktoi shumë të qeshuara në Parlament, por që në fund u duartrokit nga të gjithë deputetët.

Berisha - Blushit: Ishte marrëveshje sipas të cilës nuk do të kishte asnjë fjalim dhe unë do ti përmbahem kësaj. Nuk do të komentoj marrëveshjen pasi jam shprehur se ajo është win-win story. Por do të them vetëm dy fjalë.

Jam mjek. Duke të dëgjuar ty konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtur. Tani si mjek do të shpjegoj. Xhelozia është sentimenti që lind nga dashuria dhe i cili përbëhet nga frika se personi i dashuruar preferon tashti dikë tjetër. Këshilla ime prapë medikale është kjo: Mos harro asnjëherë, është e vërtetë që dashuria lind xhelozinë por xhelozia shkatërron dashurinë prandaj me karar se qëllimi yt është të kthehesh aty nga dole. /SYRI.net/

Ndiqni videon më poshtë:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    nuri23/05/2017 17:09

    O "vjosa" dhe ti do jesh rritur ne pyll, e keni hak Berishen, Ramen; Meten sic keni patur edhe Enverin.

    vjosa23/05/2017 15:53

    O Nuri na rofsh k.... Ku e kupton dot doktorin ti coban qe ne jeten tende nuk ke lexuar asgje.

    Nuri23/05/2017 12:19

    Tallja dhe cinizmi i z. Berisha eshte shembelltyra e nje padrinoje qe ne te vertete shpreh ankthin e tij.

    Shto koment

    Denonco