Aleati i Bashës/ Agron Duka: I hapur për koalicion me PS

Aleati i Bashës/ Agron Duka: I hapur për koalicion me PS

23:07, 22/05/2017
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka në një lidhje të drejtpërdrejtë në studion e “Tonight Ilva Tare” në Ora News dha dy lajme të rëndësishme. E para, ai tha se nuk pranon të kandidojë në siglën e Partisë Demokratike si deputet dhe e dyti tha se pas zgjedhjeve është i hapur të bëjë koalicion me Partinë Demokratike.

Tare: Do dilni më vete?

Duka: Meqë është hera e parë ju e keni të mërkurën dua them nëse do hyjmë realisht. Është më tepër ideja për të hyrë në zgjedhje vetëm. Edhe strukturat aq sa kemi, mendojnë se duhet të provohemi si PAA. Prevalon më tepër kjo mundësi.

Tare: Çfarë negocioni me PD-në?

Duka: Nëse do të bëhet fjalë për emrin tim që të jem në listë, nuk e pranoj sepse më duket sikur i fus në grackë gjithë ata që kanë ardhur pas meje, jo vetëm pas meje por pas asaj kauze. Merremi me zhvillimin rural, me mjedisin. Nëse unë do të pranoja të isha në listën e PD-së vetëm, e para do të ndjehen të tradhtuar ata që kanë kaq kohë që na vijnë mbrapa. E dyta, natyrisht do isha besnik stemës së PD-së dhe nëse dal më vete duke marrë një ose dy mandate pastaj do të vendosim se me kë do të bëjmë koalicion.

Tare: Ju thatë se nëse dilni vetëm në zgjedhje nuk keni pse të jeni në koalicion me PD-në…

Duka: Absolutisht nuk kam asnjë lloj detyrimi.

Tare: Do të thotë të bënin koalicion me PS-në?

Duka: Pa dyshim! Ai pranon që të zgjidhë problemet që kemi në programin tonë, sidomos subvencionet direkte, ne mund të bëjmë koalicion me një nga ato forca.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/05/2017 08:57

Ping pong për deputet, por nga ajo parti dole dhe aty e ke gjenetikën, rracë grabitqare me stemë natyraliste. Llogje Kavaje ose Shijaku. Përse pranon PD njerëz si puna jote? Sepse je pasanik me para me origjinë të pandershme.

Shto koment

Denonco