PD i përgjigjet Ramës: Nga Sauku lëshove thirrjet e fundit, je braktisur nga të gjithë

PD i përgjigjet Ramës: Nga Sauku lëshove thirrjet e fundit, je braktisur nga të gjithë

22:58, 22/05/2017
A+ Aa A-

Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama pasditen e sotme nga Sauku, ka reaguar zyra e shtypit të Partisë Demokratike.

Përmes një njoftimi dërguar mediave, PD thotë se Rama tashmë është braktisur nga të gjithë, madje edhe nga socialistët.

Reagimi i Partisë Demokratike:

I zënë nën rrënojat e republikës së vjetër që u rrëzua nga bashkimi më i madh i qytetarëve që ka njohur vendi, Edi Rama lëshon thirrjet e fundit të një kryeministri në ikje, sic bëri dhe sot në Sauk.

Në të vërtetë, kjo është gjendja e një njeriu të braktisur jo vetëm nga qytetarët, por dhe nga socialistët.

Sepse, edhe socialistët e ndershëm, ata që nuk ishin asnjë ditë në këto 4 vite në skemën e trafiqeve, korrupsionit, te tenderave e koncesioneve, janë bashkuar me Republikën e Re.

Republika e Re është realitet tashmë, me 25 qershor ajo vjen në fuqi. Një republikë e qytetarëve me qytetarët për qytetarët. /SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco