Pakti PS-PD/ Rama replikon me Blushin në Parlament: Ke lidhje shumë të forta me tepsinë

Pakti PS-PD/ Rama replikon me Blushin në Parlament: Ke lidhje shumë të forta me tepsinë

22:07, 22/05/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i LIBRA Ben Blushi kanë replikuar në seancën e sotme të jashtëzakonshme në Parlament në lidhje me marrëveshjen PS-PD

Ka qenë deputeti Blushi që mori fjalën para se të niste votimi për anëtarët e komisionit ad hoc të reformës në drejtësi, duke kritikuar marrëveshjen mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Këtë marrëveshje, Blushi e cilësoi ndarje të pushteti mes tre partive PS-PD-LSI për të qenë në qeveri.

Deputeti i LIBRA-s u shpreh gjithashtu se çadra e opozitës nuk i arriti kauzat e saj.

Ben Blushi: Pas 27 vjetësh, Sali Berisha me Edi Ramën i kemi sot në një qeveri.  Keni bërë një pakt për interesa kombëtar? Ka një pakt mes çadrës dhe rilindjes për të ndarë pushtetin në mes. Deri dje Shqipëria kishte qeveria me dy palë PS-LSi, u shtua dhe çadra.

Edi Rama: Veshja ime sot nuk është mungesë respekti. Është mesazh për ata 1 milionë njerëz që votuan këtë qeveri.

Mbas marrëveshjes, një lukuni e tërë personazhesh u tundën për të hedhur baltë dhe s’gjetën asnjë mënyrë elegante se sa për t’u marrë me byrekun, me kekun, bakllavanë, sultjaçin.

Të gjithë e tregonin se e vetmja gjë që i shqetësonte ishte se nuk e gjenin veten e tyre. Ben Blushi është një njeri që ka lidhje shumë të fortë me tepsinë dhe vazhdon këtu si zëdhënës i të gjithë atyre që ndihen të privuar në pjesën e tyre të tepsisë. Ministrat që sot janë votuar këtu nuk kannë ardhur këtu për të përfaqësur PD por për të gantuar opozitën si ministra teknikë në mbrojtje të zgjedhjeve.

Së dyti, drejtorët Blush nuk do të zëvendësojnë drejtorët e mëparshëm as për të bërë emërime, as për të bërë koncesione dhe as për të prekur një pjesë të byrekut që t’i e sheh nga larg dhe që ty të shtohet oreksi. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco